E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falja e gjakut Murataj Pas Berlinit drejt Oskarit

Nga kjo e shtunë, premiera e filmit “Falja e Gjakut” do të pushtojë kinematë e kryeqytetit, film ky i vlerësuar me një nga çmimet më prestigjoze ndërkombëtare atë të  Ariut të Argjendtë në festivalin e Berlinit. Edhe pse është bashkëpunim shqiptaro-amerikan në të gjithë filmin flitet shqip.

“Falja e Gjakut” është i vetmi film shqiptar, që është vlerësuar me këtë trofe. Skenaristi Andamion Murataj thotë për AS se ky film do të shfaqet edhe për shqiptarët në një kohë, që prietet të nominohet për të fituar çmimin Oskar. Skenaristi sqaron se “Falja e gjakut” duhet ndjekur, pasi sjell një faqe të re të rinisë plot optimizëm dhe me dëshirë për të qëndruar në Shqipëri.

”Megjithë vështirësitë që ka ky vend janë disa të rinj që duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Në esencë është një thirrje humane. Ne kemi pasur fatin që në të gjitha festivalet e kategorisë A, që nga Berlini, Sidnei, Toronto, që sigurisht na bën shumë krenar dhe jeta finale e një filmi është Akademy Aëards e njohur e njohur me Oskar në Shqipëri. Është shumë pranë nominimit”- tha Murataj.

Kinematografia shqiptare nga viti 1996 ka aplikuar disa herë në Akademinë e filmit Oskar, po asnjë prej tyre nuk është përzgjedhur për t’u nominuar në një Oscar. Në vitin 1996 aplikoi Kolonel Bunker, i Kujtim Çashkut, në 2002 Slogans i Gjergj Xhuvanit, në 2008 Trishtimi i zonjës Shnajder, i Eno Milkanit & Piro Milkanit, 2009 Gjallë, i Artan Minarollit dhe 2010 Lindje-Perëndim-Lindje, nga Gjergj Xhuvani.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›