Hage dy muaj burg per Kabashin

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Kabashi, u dënua me dy muaj heqje lirie lidhur me akuzat për shpërfillje të Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë.
I cilësuar si dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, zoti Kabashi, ishte akuzuar për "refuzim të qëllimshëm për t'iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve".
Zoti Kabashi kishte refuzuar të dëshmojë kundër zotit Haradinaj në procesin e kaluar gjyqësor, kur ish-kryeministri i Kosovës u shpall i pafajshëm, ndërsa refuzoi sërish të dëshmojë edhe në rigjykimin që filloi javën e kaluar.
Ish kryeministri Haradinaj i cili qe shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, u nxor sërish në gjykatën e Hagës për krime lufte për një rigjykim të pjesshëm bashkë me dy ish bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj. Të tre akuzohen për vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës.
Vendimi për rigjykim të pjesshëm është i pari i këtij lloji në veprimtarinë 18 vjeçare të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.
Hagë, ish-anëtari i UCK-së pranon fajin
Ish-pjesëtari i UCK-së, Shefqet Kabashi, ka pranuar para gjykatës së Hagës se është fajtor për shpërfillje të trupit gjykues, që e ka bërë me refuzimin për të dëshmuar në gjykimin e parë të Ramush Haradinajt.
“Unë jam fajtor”, ka thënë Kabashi pasi gjykatësi Alfons Ori i ka lexuar dy pika të aktakuzës që e ngarkojnë atë për “refuzim të qëllimshëm” për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve.
Sipas rregullave të gjykatës, Kabashi mund të dënohet me 100 mijë euro ose me burgim deri në shtatë vjet.
Rigjykimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj ka nisur më 18 gusht. Kabashi edhe në këtë proces nuk ka pranuar t’iu përgjigjet pyetjeve të prokurorit dhe të mbrojtjes.
Haga: Haradinaj, gjykim të drejtë
Gjykata ndërkombëtare e Hagës shpreson që gjykimi ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të jetë i drejtë.
Deklarata është bërë nga Frederik Svinen, këshilltar i kryeprokurorit Serge Brammertz.
“Prokuroria shpreson që gjykimi të jetë i suksesshëm”, ka deklaruar Svinen, pas pyetjes së gazetarëve mbi mënyrën e veprimit pas tërheqjes së dëshmitarit Shefqet Kabashi.
Ndërsa përsa i përket dënimit të ish-gjeneralit jugosllav Momcillo Perissic, Svinen ka saktësuar se prokuroria po studion vendimin dhe brenda muajit do vendosë nëse ta apelojë apo jo.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Ndalohet tubimi i ultranacionalistëve serbë
Policia ka ndaluar tubimin e ultranacionalistëve në qytetin e Rashkës, në kufij me Kosovën, afër pjesëve veriore. Në bazë të informacioneve jozyrtare këtë tubim e ka udhëhequr Mirko Jovic, në emër Këshillit Kombëtar serb.
Njohjet, Jahjaga dhe Thaci në Nju Jork
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u nis mëngjesin e së shtunës për në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që hap punimet ditën e martë.
Jarinjë, serbët bllokojnë kufirin me beton
Pasi kanë bllokuar të gjitha rrugët e veriut të Mitrovicës me zhavorr dhe barrikada, serbët kanë hedhur beton në pikën kufitare të Jarinjës. Ata vijojne grumbullimet për të kundërshtuar aksionin e qeverisë së Kosovës, ndërsa nuk kanë munguar as të shtenat me armë. Shkupi: Aksioni, stabilitet rajonal
Veprimet e institucioneve të Kosovës për vënien nën kontroll të pikave kufitare në Veri të vendit janë aktivitete me të cilat ndihmohet stabiliteti i përgjithshëm i rajonit.
“Serbia propozim pranë BE-së për zgjidhjen e cështjes”
Kryenegoociatori serb, Borko Stefanovic deklaroi se Serbia ka dorëzuar pranë Bashkimit Europian një propozim për zgjidhjen e cështjes së pikave doganore në Jarinë dhe Bërnjak.
Lajmet kryesore
Zbulohet drafti i socialistëve
Ja katër propozimet për reformën parlamentare
Përkeqësohen financat, bien investimet
Jarinjë, serbët bllokojnë kufirin me beton
Javës tjetër ulje temperaturash me 10 gradë
Ndalohet tubimi i ultranacionalistëve serbë