E Diel, 1 Nëntor 2026

Falja fiskale për banesat, shtyhet afati deri më 31 Gusht

Tiranë- Qytetarët e vendit kanë mundësi të legalizojnë/rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme deri më datën 31 Gusht të këtij viti.

Ka qënë kjo deklarata e kryeministrit, Sali Berisha i cili ka kërkuar nga Ministria e Financave që afati i faljes fiskale për banesat të shtyhet sërish, kjo për shkak të fluksit të madh të aplikimeve në zyrat e rregjistrimit.

‘Gjatë dy javeve të fundit, për fat të keq, sërish ka rrallë të madhe në zyrat e regjistrimit të pasurive, janë 800 aplikime në ditë. Ateherë mendoj që Ministria e Financave vetëm për zërin ‘banesa’ të zgjasë afatin gjer me datën 31 Gusht. Në mënyrë që edhe ti garantojmë qytetarëve të kenë mundësi të legalizojnë banesat e tyre. Nga fluksi në zyrat e regjistrimit të pasurive. Interesi shumë i madh i qytetarëve. Ndaj mendoj se për banesat m.q.s Korriku dhe Gushti janë muajt që emigrantët kanë mundësi të vijnë me leje të mos detyrohen nga vendi që janë për të legalizuar banesat e tyre, ta zgjasim procesin’- tha Berisha.

Ndërkohë kryeministri ka deklaruar procesi i “Amnistisë Fiskale’ ka patur një rezultat të shkëlqyer, teska shtoi se biznesi ishte më tërhequr se individët.

‘Pati një rezultat të shkelqyer për qytetarët, individët, gjer sot janë futur në treg falë këtij ligji pasuri të paluajtshme me vlerë 171.6 miliardë lekësh, vetëm në muajin Janar-Shkurt me zgjatjen që u bë kanë përfituar 20 mijë qytetarë. Kanë përfituar një seri bizneshësh por më shumë kanë përfituar qytetarët. Nuk mendoj të zgjaten zërat e tjerë, biznesi pati kohën e tij. Arsye buroktraike për banesat. 3.1 milardë lekë vlerë monetare kanë legalizuar qytetarët, kurse bizneset më pak kanë qënë më të terhequra’- tha kryeministri.

Ligji Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor lejon individët që të deklaronin kapitalin e tyre duke paguar një tatim 3% të vlerës së kapitalit. Konkretisht ky ligj u kërkon individëve dhe bizneseve që kanë fituar para në mënyrë të paligjshme, të paguajnë vetëm 3 për qind tatim mbi këtë kapital, teska afati i fundit për zërat e tjerë mbetet data 31 Mars.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. “Falja fiskale”, Kuvendi miraton shtyrjen e afatit deri në mars Tiranë- Shtyrja e procesit të amnistisë fiskale deri në muajin...
  2. Studimet part-time, afati i rregjistrimit deri me 10 nëntor Tiranë- Pas datës 10 nëntor do të bëhet publikimi i...
  3. Provimi i shtetit, shtyhet afati i testimit Tiranë- Afati për zhvillimin e provimit të shtetit është shtyrë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›