Falja fiskale, subjektet të paguajnë vullnetarisht detyrimet

"Po punohet intensivisht në zbatim të ligjit "Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor", si dhe udhëzimit në zbatim të tij, për realizimin me sukses dhe brenda afatit të këtij procesi të rëndësishëm", thuhet në deklaratën zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Në bazë të këtij ligji, parashikohet falja e një pjese të borxhit tatimor e doganor, kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore si dhe përcaktohen parimet, garancitë dhe veprimet e subjekteve që përfitojnë nga legalizimi i kapitalit. Në organin tatimor, rezultojnë si potencial i mundshëm për t'u falur rreth 420 mijë raste (të përbëra detyrim, gjobe, interes) në vlerën rreth 57,7 miliardë lekë detyrime të papaguara.
"Nëse nga ana e debitorëve të organit tatimor, për kategorinë e cila në zbatim të ligjit duhet të paguajë 30% dhe 50% të principalit, do të likuidojnë brenda afateve procedurale ligjore vlerën rreth 4,3 miliardë lekë, atëherë shuma potenciale e mundshme për t'u falur në zbatim të ligjit do të jetë rreth 28 miliardë lekë", thanë burimet zyrtare. Në të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore, theksuan më tej burimet, funksionojnë Komisionet e administrimit të faljeve.
Në këto komisione janë shqyrtuar, falur dhe sistemuar rreth 20.600 raste me vlerë rreth 11.4 miliardë lekë, TVSH, tatim fitimi, akcizë, tatim i biznesit të vogël, sigurime shoqërore, tatim mbi të ardhurat nga punësimi, lojëra fati, gjoba për mospajisje me pajisje fiskale etj. Këtu përfshihen si detyrimet që falen pa pagesë, më shumë se 15 mijë raste me vlerë rreth 11.2 miliardë lekë, ashtu edhe ato që falen kundrejt pagesës së 30% të principialit për detyrimet e vitit 2009, 50% të principialit për detyrimet e vitit 2010, apo 100% të kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Deri në fund të muajit gusht të këtij viti janë shqyrtuar dhe kanë përfituar faljen e detyrimeve të papaguara (tatim + kamatevonesë + gjobë) 271 raste, nga të cilat 36 raste që kanë paguar 30% të principialit për detyrimet e vitit 2009 me vlerë 819 mijë lekë, 83 raste të cilat kanë paguar 50% të principialit për detyrimet e vitit 2010 me vlerë 6.8 milionë lekë dhe 152 raste të cilat kanë paguar kontributin e sigurimeve shoqërore me 100% me vlerë 15 milionë lekë. Në total vlera e paguar është 22.7 milionë lekë. Koha e zbatimit të këtij ligji, gjatë së cilës subjektet mund të ushtrojnë të drejtën të përfitojnë nga legalizimi dhe falja është deri në datën 31 dhjetor 2011. /Start/
2011-09-07 08:44