Heqja e licencave Inspektoriati Qendror Teknik Do vijojne kontrollet ndaj subjekteve

Inspektoriati Qendror Teknik, i cili monitoron cilësinë dhe sigurinë e tregut të hidrokarbureve njofton se do të vijojnë kontrollet për çdo subjekt dhe do të merren masa, nëse ato operojnë jashtë rregullave.
Një ditë më parë, ministria e Ekonomisë hoqi licencën për 10 shoqëri të tregtimit të karburantit me shumicë.
Llogariten rreth 30 licenca shoqërish karburanti të hequra tashmë nga ministria e Ekonomisë dhe 500 gjoba që nga muaji janar, të vendosura nga Inspektoriati Qendror Teknik.
Kreu i institucionit që monitoron sigurinë dhe cilësinë e karburanteve, Ardian Alushi informoi për kontrollet intensive të Inspektoriatit mbi këto subjekte.
Sipas zotit Alushi, gjobat e vendosura kanë një vlerë nga 300 deri në 500 mijë lekë të reja për pikat me pakicë të karburantit dhe 700 mijë lekë për pikat e shumicës.
Gjithashtu, sipas tij, IQT planifikon të rishikojë licencën edhe për subjekte të tjera, të cilat kanë mungesë dokumentacioni apo tregtojnë karburant me përzierës të tjerë.
Kryeinspektori i IQTS-së beri të ditur ndër të tjera se tregu i hidrokarbureve ka ardhur duke u përmirësuar dhe subjektet janë bërë më të ndërgjegjësuar për standardet e duhura të aktivitetit të tyre.