Bursa e Wall Street, sërish me humbje

Frika për rikthimin e krizës dhe borxhi Europian po shkaktojnë sërish frikë në tregjet ndërkombëtare. Bursa e Wall Street u mbyll sërish me humbje, në pritje të planit të Presidentit të SHBA, Barak Obama për krijimin e vendeve të reja të punës.
Indeksi Dow Jones humbi 0,9%, të vlerës, ndërsa indeksi tjetër Nasdaq, ra me 0,3%, të pikëve pas mbylljes së bursës. Më parë, bursa e Londrës u mbyll me rritje 1.1 %, ndërsa bursa e Parisit dhe ajo e Frankfurtit shënuan humbje.