E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Falje Materacit? Më mirë vdes!"

Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, ish-mesfushori i kombëtares franceze as që e çon në mendje t’i kërkojë falje Marko Materacit për goditjen në gjoks në finalen midis Italisë dhe Francës në Botërorin e vitit 2006 në Gjermani (Italia u shpall kampione pas gjuajtjes së 11-metërshave, pasi koha e rregullt kishte përfunduar me rezultatin 1-1).

“I kërkoj ndjesë gjithë botës së futbollit, por jo Materacit. Nuk është në nderin tim, më mirë vdes”, deklaroi ish-mesfushori i Juventusit dhe Realit të Madridit, i cili më tej rrit dozën e akuzave në drejtim të mbrojtësit të Interit: “Ime më ishte në spital dhe askush nuk e dinte, nuk ishte një periudhë e mirë. E kanë fyer edhe herë të tjera, por aty, në atë moment nuk durova dot dhe reagova. Nëse do të kishte ndodhur me Kakanë, një djalë i mirë, do të kisha kërkuar falje. Por jo me atë njeri... Do ishte mungesë respekti për veten time dhe për ata që dua”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›