UT: Gati forma e vlerësimit të pedagogëve
Sikurse ishte paralajmëruar edhe nga rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule, formulari është dërguar në fakultete për të marrë mendimin e pedagogëve dhe të studentëve.
Me anë të kësaj forme vlerësimi, studentët e Universitetit të Tiranës do të kenë mundësi të vlerësojnë pedagogët e tyre, lëndët, si edhe infrastrukturën e departamenteve përkatëse, çka do të mundësojë identifikimin e shpejtë dhe real të problematikave që ka Universiteti i Tiranës.
Pas vendimit të senatit akademik për hartimin e kësaj forme vlerësimi, ajo u është shpërndarë të gjitha fakulteteve për mendim dhe duke marrë parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e tyre është hartuar forma përfundimtare, që më pas do t'u shpërndahet sërish fakulteteve për t'u përdorur gjatë provimeve të fundit të semestrit të dytë të këtij viti akademik.
Përpara çdo provimi, studentët do të plotësojnë formularin duke vlerësuar çdo pedagogë dhe çdo lëndë që kanë kryer, të dhëna që më pas do të grumbullohen nga rektorati dhe fakultetet e Universitetit të Tiranës me qëllim identifikimin e problematikave dhe marrjen e masave të nevojshme që do të mundësojnë zvogëlimin e tyre.