E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen Lojërat Olimpike Dimërore, fiton Kanadaja

Në Olimpiadën që zgjati 16 ditë morën pjesë gjithsej 2621 atletë. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rozh, u shpreh se këto lojëra nisën me dhimbje, por do ishte e padrejtë që komitetit të mos i njiheshin meritat organizative (një ditë para ceremonisë së hapjes atleti gjeorgjian Nodar Kumaritashvili humbi jetën gjatë provave me slitë).

Norvegjezët Marit Bjoergen dhe Aksel Lund Svindal janë emrat që duhen mbajtur mend në lojërat e Vankuverit. E para fitoi tre medalje: ar në sprintin 15 km dhe stafetën 4x5, si edhe medalje argjendi në garën e 30 kilometrave. Edhe Svindal mori me vete tre medalje, një për secilën kategori.

Fitorja e amerikanit Evan Lysacek ndaj rusit Evgeni Plushenko në garën e patinazhit artistik ishte më e kontestuara. Kanadaja u rendit e para në fund të veprimtarisë me 26 medalje gjithsej, 14 prej të cilave ari. Pas vendit organizator u rendit Gjermania me 30 (10 ari) dhe SHBA me 37 medalje, 9 prej të cilave ari. Lojërat Olimpike Dimërore të radhës do të zhvillohen në Sochi të Rusisë në 2014.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›