E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fallsifikimet e Edvinit pushtojnë opozitën

Mocioni frikacak e pa kokë i opozitës është shndërruar mbrëmë në një batak Shpifjesh, mashtrimesh, bllofi e falsifikimesh. Kryeministri i bën apel opozitës të dalë nga rruga e marrëzisë, e cila po e nulifikon si forcë politike, por edhe po dëmton kursin e reformave në vend. “Shqipëria po ndryshon” e Sali Berishës merr konsensusin e publikut, përballë bufonatës opozitare me letra të zmadhuara e të falsifikuara Mocioni-debat, për çështjen “Fazlliç”, i kërkuar dje në kuvend nga opozita ndaj kryeministrit Sali Berisha, tregoi edhe njëherë skarcitetin dhe mungesën e alternativave, në të cilin është fundosur e majta e drejtuar nga kryesocialisit dhe kryebashkiaku Edi Rama. Berisha e konsideroi mocionin-debat, si absurd pa mosbesim, si një mocion të cunguar që rrjedh nga një opozitë apatike dhe e mangët, të cilën Rama e ka fundosur në batakun dhe llogjet e marrëzive. “Ky mocion fakton se ‘shoku’ Rama ka zhytur këtë opozitë në diversitetin e boshit, batakun e marrëzive, blofeve, retorikës së trillimeve, mashtrimeve, falsifikimeve si asnjë opozitë tjetër të këtij kontinenti. Opozita shqiptare si asnjë opozitë në Evropë, nuk u paraqet shqiptarëve, asnjë nocion asnjë koncept, asnjë linjë, asnjë vendim parlamentar, asnjë propozim zhvillimi, as edhe ndonjë alternativë te vetme zgjidhjeje, por vetëm pret të shpallë të vdekurit të ekzekutuar, të pafajshmit kriminelë, falsifikimet për origjinale, ajo flet dhe vetëm flet më mijëra kilometra fjalë, llogje, zhurma dhe blofe. Por unë në çdo rast kam vendosur të respektoj opozitën, madje ti përgjigjem me kënaqësi thirrjes së saj, shkaqeve të vërteta të opozitarizmit pa kokrra, shkaqet e eunuk- mocionit, të eunuk-opozitës, apo blof opozitës, janë komplekse të shumëllojta”, deklaroi Berisha. Kryeministri vuri në dukje se shkaku më themelor i situatave që sajon opozita, qëndron në ndryshimet madhore të Shqipërisë këto tre vjet. Në këtë drejtim, Berisha solli në vëmendje, duke bërë një bilanc të arritjeve dhe progresit që pësoi vendi nga 2005-a, se tre vjet më parë qeveria e dalë nga zgjedhjet e tre korrikut paraqiti para parlamentit shqiptar, programin e saj historik të ndryshimit të Shqipërisë. “Partia Demokratike dhe koalicioni i saj, nisën qeverisjen në një kohë kur krimi i organizuar shqiptar, i lidhur ngushtë më ministra, deputetë, zyrtarë, prokurorë, gjykatës, qeveritarë vendorë, ishte prezentë dhe bënte ligjin në Tiranë, Elbasan, Durrës, Lushnjë, Tropojë. PD erdhi në pushtet kur bosët e mafias, si Aldo Bare, Nehat Kulla dhe vrasës të tjerë, ndanin me qeveritarët trafiqet e tyre, por jo pak raste, krime të porositura, madje, dhe shtratin edhe dhomën e gjumit”, theksoi Berisha. Shefi i ekzekutivit, deklaroi para deputetëve në kuvend se Partia Demokratike erdhi në pushtet kur sistemi demokratik ishte zëvendësuar me sistemin kleptokratik të korrupsionin, ku sipas raporteve ndërkombëtare, miliarda dollarë nga taksat dhe tatimet, përfundonin në xhepat e zyrtarëve, kontrabandistëve dhe evazorëve, ku formaliteti në sektorë të tëra arrinte në 90%, ku vendet e hierarkisë së lartë të zyrtarëve shiteshin me 250-300 mijë euro, sipas raporteve më serioze të institucioneve të Bashkimit Evropian. “PD erdhi në pushtet, kur liria e tregut ishte zëvendësuar me lirinë e klientelës, sundimi i monopoleve të zyrtarëve dhe klaneve të rrezikshme mafioze, gjë që kishte larguar nga Shqipëria, mijëra dhe mijëra investitorë të huaj. PD bashkë me aleatët e saj, erdhi në pushtet, kur në rrafshin ndërkombëtar, procesi i integrimit i vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO, për shkak të mbisundimit të krimit të organizuar, vendosjes në vend të sistemit kelptokratik, dhunimit sistematik të zgjedhjeve, ishte shtrirë dhe pothuajse e kishte ndalur integrimin dhe aspiratat e vendit, me gjithë dashamirësinë e popullsisë së Shqipërisë. Këto ishin disa nga problematikat më madhore dhe emergjente me të cilat përballej qeveria e re, krahas një infrastrukture të rrënuar, të një sistemi arsimor të degraduar, mjerimit në rritje”, nënvizoi kryeministri. Duke vijuar më tej, gjatë fjalës së tij, Berisha shtoi se për qytetarët shqiptarë dhe Shqipërinë, ndryshimi ishte imperativi më madhor, ishte synimi i shpëtimit nga një rrokullisje shumë e pamerituar. “Koha për ndryshim, ishte lajtmotivi ynë elektoral, koha për ndryshim ishte filozofia e një programi të tërë. Shqipëria priste ndryshimin, njëlloj si nëna fëmijën e parë të saj. Shqiptarët donin një Shqipëri ndryshe. Kam kënaqësinë e madhe të pohoj në këtë mocion se këto tre vite, ishin vitet e transformimit të madh të Shqipërisë, vite për të cilat është thënë me tone të tëra, se kanë qenë vitet me ndryshime dhe transformimet më të mëdha të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Këto tre vite, ishin vitet që shndërruan në realitet projektet më madhore të shqiptarëve. Këto janë vitet e shpalljes së pavarësisë së shqiptarëve, ftesës së Shqipërisë në NATO, firmosja e kontratës historike të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, zbatimit të saj të suksesshëm”, deklaroi kryeministri Berisha. Sali Berisha-Gramoz Ruçit: Don Ruçi, sqaro opinionin dhe partinë, Fatos Nano të akuzoi se doje ta vrisje Pas akuzave të njëpasnjëshme të përfaqësuesve të opozitës, kryesisht të deputetit Socialist, Gramoz Ruçi, se qeveria është nën kontrollin e Fazlliçit, kryeministri Sali Berisha, i kërkoi shpjegime deputetit Ruçi, lidhur me akuzat që ish-kryeministri Fatos Nano i adresoi atij, se kishte tentuar ta eliminonte fizikisht. “Don Gramozi, a e ke zgjidhur gjakun me Fatos Nanon që të akuzoi për vrasje? Nano të ka akuzuar se ke tentuar ta vrasësh. Sqaroje partinë tënde, sqaroji kolegët e tu. Do edhe targën e makinës e cila përflitet”, i’u drejtua Berisha, deputetit Ruçi, duke i kërkuar që të japë sqarime në parlament dhe njëherazi të sqarojë opinionin publik lidhur me këtë akuzë të rëndë që rëndon mbi të. Ferdinand Xhaferi – opozitës: Zhurmën politike e bazoni te shpifja! Në fjalën e mbajtur ditën e djeshme në Parlament, ku opozita kërkoi mocion ndaj kryeministrit Berisha, për çështjen “Fazlliç”, deputeti i PD-së Ferdiant Xhaferi ka reaguar ndaj akuzave të pabaza të opozitës duke i cilësuar ato si “një mekanizëm i bazuar tërësisht në shpifje”. Pyetjes së opozitës se kush është Sali Berisha me qeverisjen e tij? Xhaferi iu përgjigj se “këtë e certifikoi me 24 tetor Presidenti Bush, kur nënshkroi protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”. Deputeti Xhaferi e akuzoi opozitën se “keni 3 vite që vetëm debatit demokratik i jeni shmangur, keni tre vite që jeni zgjedhur dhe asgjë nuk keni dashur të debatoni”, duke vijuar më tej se do ishte me shumë interes për qytetarët shqiptar një debat i kërkuar nga opozita. Ndërkohë Xhaferi iu drejtua opozitës, duke cilësuar se “ju i shmangeni debatit normal për qytetarin, keni 3 vite që zhurmën politike e bazoni vetëm tek shpifja”. Duke mos vlerësuar arritjet historike të kësaj mazhorance. Xhaferi deklaroi se “problemi i kësaj opozite e bazuar në shpifje nuk është brumi, problemi është lideri” duke pasur parasysh këtu kryetarin e PS-së, Edi Rama. Xhaferi nuk la pa kujtuar faktin se, “Fatos Nano, në vitin 1998 e mori Edvin Ramën nga rrugicat e errëta të jetës së natës së Parisit”, duke iu referuar këtu një analisti të njohur të së majtës, “I bleu dhe i veshi një kostum zyrtari dhe e bëri Ministër Kulture, dhe në këto 8 vitet e tij në pushtet dora e Nanos ushqeu dorën e majtë të Ramës, që nga Ministër Kulture u bë Kryetar Bashkie, më tej siç thotë kolegu jonë, ish-kryeministri Meta, Rama vazhdoi të nxjerrë votat me leje ndërtimi deri sa u bë Kryetar i PS-së”. Nga ju ka dalë shprehja “një pallat, një votë”, kujtoi Xhaferi. Nisur nga faktet e mësipërme Xaferi theksoi se “nga këtu kuptohet pse kemi një opozitë kaq destruktive, nga këtu kuptohet pse kemi një opozitë që bazohet tek shpifja, nuk mund të bëheni dot ndryshe”. Xhaferi bëri një panoramë të gjithë arritjeve të qeverisë, duke kujtuar reformat e qeverisë dhe vlerësimet e ndërkombëtarëve. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›