E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikoi dokumente pronesie sekuestro pronave te Strati Xhelilit

Vlore gjykata le ne burg 66-vjecarin sekuestro preventive per tri apartamente nje garazh e nje dyqan. Nen hetim edhe disa prona te tjera

Gjykata e Vlores ka caktuar masen Arrest me burg per 66-vjecarin Strati Xhelili dhe ne te njejten kohe per kete shtetas eshte marre edhe vendimi i sekuestros preventive per disa prona te tij. Fakti konfirmohet nga burime zyrtare prane Gjykates se Vlores dhe Prokurorise se Pergjithshme. Seanca per masen e arrestit eshte zhvilluar pak dite me pare nderkohe qe Xhelili akuzohet per veprat penale te Falsifikimit dhe perdorimit te dokumenteve te falsifikuara kryer me shume se njehere dhe Pastrimit te produkteve te vepres penale parashikuar nga nenet 186/2 dhe 287/1/dh te Kodit Penal. Mbi bazen e kerkeses se prokurorise Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore me vendimin nr. 284 date 5.11.2010 ka vendosur pranimin e kerkeses se bere nga organi i akuzes duke caktuar masen e sigurimit personal Arrest ne burg per te dyshuarin Strati Xhelili. Po ne te njejten date nga e njejta gjykate eshte vendosur masa e sekuestros preventive edhe per disa nga pasurite e tij pasi dyshohet se keto pasuri jane produkt i vepres penale te Falsifikimit dhe Perdorimit te dokumenteve te falsifikuara kryer me shume se nje here nga ky shtetas.

Pronat nen sekuestro

Mbi bazen e kerkeses se prokurorise Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore me vendimin nr. 285 date 5.11.2010 ka vendosur pranimin e kerkeses se bere nga organi i akuzes duke caktuar masen e sigurimit pasuror Sekuestro preventive per disa nga pasurite. Konkretisht nen sekuestro jane apartament banimi i perbere nga dy dhoma gjumi nje ambient ndenjeje dhe gatimi si dhe ambiente ndihmese sipas planimetrise se objektit me orientim Veri - Lindje i ndodhur ne katin e peste nga niveli zero. Gjithashtu apartament banimi i perbere nga dy dhoma gjumi nje ambient ndenjeje dhe gatimi si dhe ambiente ndihmese sipas planimetrise se objektit me orientim Jug - Perendim i ndodhur ne katin e gjashte nga niveli zero apartament banimi i perbere nga dy dhoma gjumi nje ambient ndenjeje dhe gatimi si dhe ambiente ndihmese sipas planimetrise se objektit me orientim Jug - Perendim i ndodhur ne katin e shtate nga niveli zero njesi sherbimi dyqan me siperfaqe 50 m2 me orientim Veri-Lindje garazh per parkim automjeti me siperfaqe 30 m2. Po sipas burimeve zyrtare nga organi qendror i akuzes shtetasi Strati Xhelili me banim ne lagjen 24 Maji te qytetit te Vlores ka falsifikuar te gjitha dokumentet e pronesise per regjistrimin e nje siperfaqeje trualli prej 500 m2 ne lagjen 24 Maji te qytetit te Vlores. Nga burimet prane akuzes behet e ditur se kete siperfaqe pasi e ka regjistruar ne Zyren Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Vlore e ka dhene ne sipermarrje nje shoqerie ndertuese ne kembim te pasurive per te cilat eshte vendosur sekuestroja preventive. Dokumentet teresisht te falsifikuara ky shtetas dyshohet se i ka perdorur ne disa procese gjyqesore ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Vlore per fitimin e pasurise dhe detyrimin e Zyres se Regjistrimit per regjistrimin e tyre si dhe para Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Vlore duke perfituar nga fakti se pasuria ka qene shteterore dhe nuk pretendohej nga ndonje subjekt tjeter. Burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme bejne te ditur se ky shtetas eshte ne hetim edhe per disa pasuri te tjera kryesisht pasuri truall te regjistruara nepermjet dokumenteve teresisht te falsifikuara.

U sekuestruan

Apartament banimi i perbere nga dy dhoma gjumi nje ambient ndenjeje dhe gatimi si dhe ambiente ndihmese sipas planimetrise se objektit me orientim Veri - Lindje i ndodhur ne katin e peste nga niveli zero

Apartament banimi i perbere nga dy dhoma gjumi nje ambient ndenjeje dhe gatimi si dhe ambiente ndihmese sipas planimetrise se objektit me orientim Jug - Perendim i ndodhur ne katin e gjashte nga niveli zero

Apartament banimi i perbere nga dy dhoma gjumi nje ambient ndenjeje dhe gatimi si dhe ambiente ndihmese sipas planimetrise se objektit me orientim Jug -Perendim i ndodhur ne katin e shtate nga niveli zero

Njesi sherbimi dyqan me siperfaqe 50 m2 me orientim Veri - Lindje

Garazh per parkim automjeti me siperfaqe 30 m2.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›