E Diel, 1 Nëntor 2026

Te mbijetuarit Shoferi i papergjegjshem kur u perplasem po qeshte me nje grua

Rrefimi i atyre qe i shpetuan tragjedise Drejtuesi i mjetit here pas here fliste ne celular dhe bisedonte me nje grua

Te mbijetuarit e tragjedise se te henes ne mbremje ne Fratar jane te bindur se faji per ate qe ndodhi eshte i drejtuesit te mjetit. Tre prej personave qe i mbijetuan aksidentit thane per standard se shoferi nuk u ishte dukur ne rregull dhe se i kishte dhene gjate gjithe kohes ne menyre te keqe mjetit.Shoferi ishtei papergjegjshem kur u rrezuam po qeshte me nje grua - ka rrefyer Todi Prifti nga Fieri. Sipas tij gjate gjithe udhetimit drejtuesi i mjetit nuk ka qene i perqendruar ne punen e tij madje edhe para se ai te ftonte prane vetes gruan me te cilen duket se ka biseduar gjate kohes se drejtimit ai here pas here kishte kthyer koken pas per ta pare ate.

Te tjere te mbijetuar gjithashtu ia kane vene fajin shoferit disa prej tyre hodhen dyshime se ai ishte i dehur por ekspertiza mjekesore e ka mohuar kete fakt sidoqofte udhetaret e autobusit qe u mori jeten 9 personave e kane quajtur te papergjegjshem drejtuesin e mjetit duke e fajesuar per tragjedine qe ndodhi.

Nje nga te plagosurat e ketij aksidenti tha per gazeten se shoferi here pas here fliste ne celular dhe me pas bisedonte me nje grua qe kishte prane. Kozeta Myrto pohon se shoferit edhe me pare gjate rruges i ishte terhequr vemendja per menyren se si po i jepte makines. Sipas saj dhe deshmitareve te tjere momenti i incidentit ka qene i fundit pas nje vargu jo te vogel incidentesh qe ndodhen gjate rruges pasi sipas tyre autobusit po i jepej me shpejtesi dhe jo ne menyre te kujdesshme.

Autobusi i linjes Durres-Athine qe drejtohej nga shoferi grek Tomas Tsogas doli ngarruga rreth ores 20.30 minuta te se henes ne afersi te Fratarit duke rene ne humnere per rreth 100 metra. Te njoftuar nga kalimtare te rastit menjehere ne vendin e ngjarjes kane shkuar makina te Policise Rrugore ndersa eshte dhene alarmi dhe ne zonen e aksidentit jane derguar 100 forca te FNSH RENEA zjarrfikes nga Tepelena Gjirokastra Fieri dhe disa ambulanca dhe ne me pak se 2 ore eshte bere i mundur transporti i gjithe te plagosurve dhe viktimave te ketij aksidenti. Menjehere ne vendin e ngjarjes ka qene edhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili dhe autoritete te policise vendore e te pushtetit lokal te cilet kane koordinuar punen duke vene ne dispozicion te gjitha mjetet e duhura per te shpetuar te aksidentuarit dhe ndihmuar te plagosurit. Autobusi me targa greke qe udhetonte ne drejtim te Athines ka dale nga rruga 4 kilometra nga Fratari dhe pas kater rrotullimesh prej te cilave dy pasagjere jane nxjerre nga xhamat e thyer ka ndaluar ne fund te gremines. Ervin Mema nje nga te mbijetuarit e tragjedise ka rrefyer i tronditur menjehere pas aksidentit se shoferi i autobusit nuk ka qene ne gjendje te mire. Nderkohe sipas pergjegjesit te zjarrfikesve te Mallakastres Shkelqim Pashai te tjere te mbijetuar kane rrefyer se ne momentin e daljes nga rruga te autobusit drejtuesi i mjetit ka qene edhe duke perdorur telefonin. Drejtues te policise lokale u shprehen se nuk kishin fiksuar shenja te frenimit ndersa jane shprehur te habitur nga aksidenti pasi behej fjale per nje pjese rruge te drejte dhe pa kthesa te forta.

Todi Prifti nga Fieri

Shoferi per mua ishte i papergjegjshem. Mbaj mend se nje grua qe ishte ne fund te autobusit ngrihet prej aty dhe shkon e ulet me nje stol prane shoferit. Aty filluan te flisnin. Por edhe para se ajo te shkonte aty shoferi shpesh here shikonte nga kjo grua. Kur u rrezuam ata po qeshnin se bashku.

Kozeta Myrto Lushnje

Ai ishte i papergjegjshem. Disa here po i terhiqnim vemendjen te kishte kujdes. Nuk di si ne marrim te tille shofere per udhetime te tilla. Na mori ne qafe. Jam e derrmuar dhe me duhet te operohem. Me ka marre persiper te me kuroje spitali amerikan.Nuk di si kemi shpetuar pame tmerr me sy. Po te ikshin vonuar edhe pak e te na linin aty do te kishim vdekur bashke me te tjeret.

Hena Prifti nga Berati

Fliste ne celular qeshte e fliste me nje grua. Nuk na degjonte edhe kur ne i kerkonim te kishte kujdes. Te gjithe e parandiem vdekjen. Jam e trishtuar shume dhe jam e tmerruar kur kujtoj se nente nga ata qe ndodheshin me mua ne te njejtin udhetim nuk jetojne me.

Tsogas Me nxori nga rruga nje makine me shpejtesi

Shoferi i mjetit ndodhet i plagosur dhe ne gjendje arresti ne spital por thote se aksidenti nuk ka qene faji i tij

Deshmia e shoferit Tomas Tsogas zbulon nje pike tjeter te mistershme te ngjarjes se rende. Drejtuesi i mjetit pretendon se ka qene nje maune qe i eshte futur ne parakalim nga e majta me shpejtesi qe e ka detyruar ate te devijoje djathtas dhe te humbase kontrollin e mjetit. Tsogas ka mohuar ta kete pasur mendjen te biseda me nje pasagjere dhe gjithashtu ka pohuar se nuk kishte pire por ka thene se nuk mbante mend nese kishte folur apo jo ne celular ne momentin e aksidentit.

Ai ndodhet ne gjendje te rende shendetesore por akoma me e rende eshte situata e tij lidhur me ligjin. Dje ne mesdite ai u arrestua me urdher te Prokurorise se Fierit. Akuzohet per shkelje te Kodit Rrugor me pasoje vdekjen e 9 personave. Pak para se ti pritej fleta e arrestit ai beri nje rrefim te shkurter rreth aksidentit tragjik.

Cfare ndodhi ne ate moment kur autobusi juaj perfundoi 100 metra ne thellesi

Nuk e mbaj mend mire. Vetem me kujtohet qe me parakaloi nje maune. Une devijova pak dhe cdo gje perfundoi sic po shikohet.

Kishit pire alkool apo ndonje substance tjeter

Jo nuk kisha pire as alkool dhe asgje tjeter qe te me turbullonte.

Pasagjeret ju kane akuzuar se shpesh ju e kishit vemendjen tek nje pasagjere ulur prane jush. Mos kjo ju ka turbulluar

Nuk eshte e vertete. Une kam biseduar me te aq sa bisedoj ne cdo udhetim me pasagjerin afer meje.

Gjithashtu pasagjeret kane deshmuar se ju shpesh lidheshit me celular dhe kjo ka ndodhur edhe ne momentin qe ndodhi aksidentihellipEumlshte e vertete

Nuk e mbaj mend kete gje. Une telefonin e perdor shume rralle kur udhetoj.

Mbani mend te kishit problem me shendetin ate cast

Jo nuk mbaj mend.

Sa vjet keni qe udhetoni ne te tilla rruge dhe automjete

Kam shume vite pothuajse behen mbi 20 vjet qe une bej rruge te gjata dhe me autobus.

E dini se Prokuroria Shqiptare ju ka akuzuar per shkelje te Kodit Rrugor me pasoje vdekjen e 9 personave se shume shpejt do te jeni i arrestuar

Nuk e di shikoj police qe me ruajne. Une jam i pafajshem ishte nje makine tjeter ajo qe me nxori nga rruga.

Viktima te aksidentit

Fredi Guma vjec 45 nga Frakulla e Vogel Fier

Marjola Fredi Guma vjec 13 nga Frakulla e Vogel Fier

Manushaqe Bali vjec 33 nga Karbunara Lushnje

Dallendyshe Ramazan Shuli 40 vjec Lushnje

Dhurata Nevruz Halilaj vjec 35 nga Laci

Aferdita Nevruz Basha vjec 40 nga Laci

Refotaq Mefail Bashllari nga Tirana

Nikolle Nina vjec 70 nga Durresi

Karafil File 35 vjec nga fshati Peshtan Berat.

Tragjedia ndalet te plagosurit rende ne Tirane e Janine

Bilanci i tragjedise ne Fratar eshte ndaluar ne 9 viktima. Nderhyrja e menjehershme e focave te rendit ajo e spitaleve ka zbutur sa ishte e mundur demet e tragjedise ndersa mjeket qe prej mbremjes se te henes punojne vazhdimisht per te shpetuar disa nga te plagosurit qe ndodhen ne gjendje te rende. Viktima e nente e aksidentit u identifikua dje ne mengjes dhe quhet Karafil Vila nga Berati. Aksidenti i rende ndodhi ne rrugen nacionale Fier-Tepelene ku ne fshatin Ziaj te Komunes Fratar autobusi i linjes Tirane ndashAthine me targe INB 9900 ra ne nje distance rreth 100 m. 9 persona humben jeten ndersa 36 te tjere u plagosen rende e nje pjese e tyre jane gjymtuar.

Dy nga te demtuarit Eduart Prenci nga Lushnja 29 vjec dhe Petor Vangjeli 61 vjec nga Saranda u derguan ne spitalin e Janines per trajtime me specifike. Dy te tjere aktualisht ndodhen ne Spitalin Ushtarak ne Tirane Sebie Boksiu vjec 30 dhe Luan Cela vjec 22.Nderkaq ne spitalet e Gjirokastres dhe te Fierit po marrin ndihmen e nevojshme mjekesorepersonat e tjere qe kane mbetur te plagosur nga ky aksident gjendja e te cileve sipas mjekeve nuk paraqet probleme per jeten. Probleme per jeten nuk paraqet as situata e te plagosurve qe ndodhen te shtruar ne kryeqytet ndersa te plagosurit me lehte jane larguar tashme nga spitali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›