Falsifikonin pasaporta biometrike për kosovarët, pranga tre personave
Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, një prej të cilëve kosovar dhe ka nisur hetimet për dy të tjerë në gjendje të lirë, për shkak se akuzohen për falsifikim të pasaportave biometrike.
Sipas burimeve të policisë, të dyshuarit akuzohen se falsifikonin pasaporta, kryesisht për shtetasit kosovarë, të cilët paguanin 3000-5000 mijë euro për një pasaportë, në mënyrë që të shkonin në Europë.
Kjo, duke qenë se Kosova është i vetmi vend në Europë që nuk mund të lëvizë pa viza dhe për këtë arsye, ata kanë filluar që të kërkojnë të pajisen me pasaporta shqiptare.
Policia nuk ka bërë ende të ditur identitetin e të arrestuarve, që akuzohen për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike për pajisjen me pasaporta biometrike të disa shtetasve kosovarë.