E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Prifti deshmon Ymer Tola

Gjykata pyeti dje pese deshmitaret e fundit te akuzes nis administrimi i provave shkresore dhe materiale

Procesi ndaj ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta i akuzuar nga prokuroria per korrupsion ka arritur tashme ne fazen perfundimtare te tij. Ne seancen e djeshme gjykata perfundoi pyetjen e 5 deshmitareve te fundit ndersa nisi administrimi i provave materiale dhe shkresore nga ana e prokurorise. Pas kesaj procedure e cila pritet te perfundoje te premten e kesaj jave prokuroria do te paraqese pretencen per te akuzuarin dhe pas saj gjykate do te jape verdiktin perfundimtar per kryetarin e LSI-se Ilir Meta. Mes pese deshmitareve te fundit te thirrur nga prokuroria ne seancen e kesaj te hene ishin edhe dy vellezerit biznesmene ish-deputeti Ymer Tola dhe Skender Tola. Ashtu si dhe shume deshmitare te tjere te thirrur nga akuza edhe dy biznesmenet kane rrefyer para gjykates historikun e krijimit te shoqerise Bashkimi i perkohshem vellezerve e cila kishte si qellim ndertimin e hidrocentralit mbi lumin Shushice. Sipas deshmitareve nga zvarritja qe i eshte bere koncesionit te HEC-it nga Ministria Ekonomise dhe Energjetikes shoqeria kishte pesuar nje humbje financiare mbi se 700 mije euro shume kjo qe permendet edhe ne video-pergjimin mes Metes dhe Priftit.

Deshmia e ish-deputetit

Ish-deputeti pjese e shoqerise aksionere Tola sh.p.k konfirmoi se kishte marre pjese ne tenderin per dhenien me koncesion te HEC-it ne Shushice por u skualifikua nga Ministria e Ekonomise me argumentin se kishte konflikt interesi. Ne te vertete ai dhe familja e tij jane edhe pronaret e tokes ku pritet te ndertohet HEC-i. Nga AKPP mu komunikua se nuk mund te marre pjese ne gare pasi isha deputet dhe kisha konflikt interesi - pohoi deshmitari. Me pas ai tregoi se i ishte drejtuar ILDKP-se ku ish-kryetarja e asaj kohe Fatmira Laskaj i kishte dhene nje shkrese zyrtare se nuk kishte asnje konflikt. I jemi drejtuar gjykates dhe ajo ka rrezuar vendimit e AKKP-se por megjithese kishim kete vendim ministria na ka sorollatur per muaj me radhe - ka deshmuar Tola. Deshmitari tha se keshilltari i shoqerise Agim Rrapaj i kishte thene se do te nderhynte vete te Meta lidhur me kete projekt duke qene se fondi i shpenzimeve deri ne ate kohe kishte shkuar 700 mije euro. Ndersa deshmitari Skender Tola tha se kompania e tyre kishte 40 te aksioneve dhe demi vetem per te llogaritej ne mbi 160 mije euro.

Deshmite e tjera

Ndersa deshmitari Andi Dedja i cili perfaqesonte ne shoqeri tri kompanite hungareze tha se nuk kishte dijeni ne lidhje me demin ndonese ne prokurori kishte deklaruar se ato nuk kishin pasur asnje pasoje financiare. Kjo gje beri qe prokuroria te kerkoje kundershtimin e pjesshem te deshmise se tij kerkese kjo qe u pranua nga gjykata. Ndersa avokatet e zotit Meta i sugjeruan gjykates qe te mos e pranoje fare si prove kete deshmi kerkesen kjo qe u rrezua nga kolegji gjykues. Edhe perfaqesuesit e dy kompanive te tjera administratori i Elba sh.p.k Emin Toci dhe Arqile Papuciu administratori i Arti sh.p.k qe do te merreshin me projektimin dhe ndertimin e HEC-it thane se nuk kishin pesuar asnje dem nga vonesat e ankandit. Ata deklaruan ne gjykate se puna e tyre do te niste pas perfitimit te koncesionit. Pervec deshmise kryesore ajo e cila eshte edhe zanafilla e ketij procesi gjyqesor e deputetit Dritan Prifti qe hodhi akuza ne drejtim te te pandehurit te gjithe deshmitaret e tjere kane qene ne favor te te akuzuarit Ilir Meta.

Radha e provave

Ne seancen e djeshme prokuroria kerkoi gjithashtu administrimin e provave laptopin oren kamera dhe USB nga Dritan Prifti si prova baze. Keto prova te paraqitura nga prokuroria kane terhequr vemendjen e avokatit te ish ministrit te jashtem Ilir Meta avokatit Gezim Veleshnja i cili ka kundershtuar fort marrjen ne konsiderate si prove materiale te ores ne kamera pasi sipas tij nuk vertetohet qe kjo ore te kete gjurme te videos. Po ashtu pjese e debatit kane qene edhe identifikimi fizik i disa DVD te paraqitura si prova nga prokurori pasi identifikimi i sakte i te dhenave te DVD ndodhej vetem ne fashikullin e dorezuar gjykates. Keto paqartesi bene qe gjykata te shtyje diskutimin si dhe konsiderimin e provave materiale dhe shkresore per seancen e dates 16 dhjetor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›