E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikuan 1 milion dollarë, arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona si të dyshuar për hedhjen në treg të gati një milion dollarëve të falsifikuar.
Të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh , derisa hetimet po vazhdojnë për shkak se dyshohet se rrjeti është më i madh.
 

Të arrestuarit janë Avdi Bunjaku, Fatmir Bunjaku, Ramadan Latifi, pronar i shtypshkronjës “Verona”, në të cilën janë shtypur paratë, si dhe Fidan e Vigan Latifi.
 

DrejtorI i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës pasi tha se Policia e Kosovës meriton lëvdata sepse është treguar shumë profesionale dhe se ky hetim është bërë për disa muaj.
 

Ndërkohë Major Emin Beqiri Drejtor i Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit tha se hetimet janë zhvilluar në rajonin e Gjilanit dhe Prishtinës dhe se vlera e parave është afër 1 milion dollar dhe se ato janë konfiskuar në regjionin e Gjilanit.
Sipas tij paratë janë të një "kualiteti të lartë" dhe mirë të sofistikuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›