Pakistan, shkon në 100 numri i të vdekurve në Karaçi

Ka arritur në 100 numri i punëtorëve të vrarë si pasojë e një zjarri që përfshiu një fabrikë veshjesh në qytetin më të madh të Pakistantit, Karaçi.
Policia tha se më shumë se 30 persona janë plagosur.
Zjarrfikësit thanë se shumica e viktimave ishin ngujuar në një bodrum me dyer të mbyllura dhe pa dalje anësore në rast zjarri si dhe kanë vdekur nga asfiksia.
Punëtorët në katet e larta kanë qenë të bllokuar nga dritaret me grila. Në fabrikë punonin 450 persona.
Ndërkaq, në Lahore, qytetin e dytë më të madh të Pakistanit, në një zjarr në një fabrikë këpucësh, kanë vdekur të paktën 23 persona.