Falsifikuan dokumentat arrestohet kryetari i Komunes Zall-Herr dhe kryeplaku

Policia e Qarkut të Tiranës ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme kryetarin e Komunës Zall-Herr, Gani Alushi për falsifikim dokumentesh, si edhe kryeplakun e fshatit Kaçnor të kësaj komune Pëllumb Gjoka.
Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e Policisë së Tiranës Alma Katragjini informoi se arrestimi i tyre u bë i mundur falë operacionit të kryer nga Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Sipas saj kreu i komunës Zall Herr i ka lëshuar dokument fals shtetasit Osman Islamit për fenomenin e gjakmarrjes për qytetarët shqiptarë në këmbim të parave.