E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA vajza me ngjyre i ka vene zjarrin vetes

Sharmeka Mofit, 20 vjecarja me ngjyrë në Luiziana e cila ëshët djegur rëndë në pjesën më të madhe të trupit, sipas policisë amerikane ka inskenuar vetë sulmin racist nga ana e Ku Klus Klan kundër saj. Ajo i ka shkaktuar vetë plagët, ka thënë për Franc Pres, zëdhënësi i zyrës së policisë federake të Luizianës. Vajza kishte lajmëruar policinë në orën 8 të mbrëmjes, duke thënë se ishte sulmuar dhe më pas ishte djegur nga tre burra të paidentifikuar që ishin me bluza dhe kapucë të bardhë. Në automjetin e vajzës është gjetur e shkruar fjala “zezake” dhe sigla e Ku Klus Klanit, të cilat ishin bërë me kolinoz. 20 vjecarja e cila ndodhet e shtruar në spital në gjendje kritike për jetën, vuan për djegie të shkallës së tretë dhe duhet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale shumë delikate. Vetë kryetari i zonës ishte shprehur menjëherë pas episodit se nuk ishte i bindur se bëhej fjalë për një sulm racist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›