Falsifikuan rezultatet më 8 maj 2011, Prokuroria procedim 8 ish komisionereve në Dajc
LEZHE- Prokuroria e rrethit Gjyqësor Lezhë, ka paraqitur për gjykim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, procedimin penal ndaj 8 ish komisionerëve të zgjedhjeve vendore të mbajtur më 8 Maj të viit 2011 në Komunën Dajc.
Lulzim Paloka, Ndoc Marku, Mark Kola, Zef Gjoni, Pjetër Marku, Pal Prendi, Gentian Kovaçi dhe Gent Marku, akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumentave dhe rezultateve të zgjedhjeve” të kryer në bashkëpunim.
Burime të Prokurorisë bëjnë me dije se të pandehurit gjatë zgjedhjeve të 8 majit në Komunën Dajc, ku kandidat për kryetar komune ishin shtetasit Rrok Rroku përfaqësues i koalicionit politik “Aleancës për të Ardhmen” dhe Gjergj Doçi i koalicionit politik “Aleanca për Qytetarin” në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë shkelur ligjin duke nënshkruar vetë në listën e zgjedhësve, kanë plotësuar fletë votimi e kanë votuar në emër të zgjedhësve që nuk janë paraqitur për të votuar e që nuk kanë qënë as në Shqipëri.
Sipas organit të akuzës këta të pandehur duke qënë me detyrën e përpilimit, vlerësimit dhe ruajtjes së dokumentave zgjedhore kanë paraqitur në këto dokumenta zgjedhore të dhëna të pasakta e të pavërteta sikur përpara Qëndrës së Votimit Nr.0699 janë paraqitur shtetas të cilët në fakt nuk janë paraqitur, kanë shkruar në dokumentat zgjedhore numra pasaportash dhe kartash identiteti të cilat nuk ekzistojnë ose nuk janë në emër të shtetasve të cilët rezultojnë të kenë votuar në këtë qendër votimi, si dhe kanë hedhur fletë votimi për shtetas të cilët nuk janë paraqitur për të votuar.
KOMISIONERËT
1. Lulzim Paloka
2. Ndoc Marku
3. Mark Kola
4. Zef Gjoni
5. Pjetër Marku
6. Pal Prendi
7. Gentian Kovaçi
8. Gent Marku
(el.me/BalkanWeb)