E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, tetë në pranga për vjedhje

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se njëri prej të ndaluarve, 34-vjeçari Z. J. dyshohet të ketë vjedhur pajisje elektronike në një dyqan kompjuterash, ndërsa 21-vjeçari N. D. pasi ka vjedhur një sasi shtyllash betoni në vreshtin e fqinjit të tij në fshatin Kullë, e ka shitur pjesën metalike për skrap. 

Sipas të njëjtave burime, dy të rinj janë ndaluar për vjedhjen e një lokali në fshatin Jubë, ndërsa të ndaluarit e tjerë janë adoleshentë që kanë vjedhur kryesisht në banesën e fqinjëve të tyre në lagjen e Spitallës.

                                                                                             2012-03-13 13:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›