E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Gonaj në zi, të afërmit kërkojnë përgjegjësit

Në familjen Gonaj është hapur zija, 3 anëtarë të kësaj familje humbën jetën tragjikisht në një provincë të Firences në Itali si pasojë e rrjedhjes së gazit. Gjyshi i fëmijëve, Leka nuk di asgjë për këtë ngjarje të rënde, pasi pritet që djemtë e tij të kthehen nga Italia t'i japin lajmin se
Angjelina, Doriani dhe Doriana nuk jetojnë.Gjyshja e fëmijeve Zoje Gonaj tregon se lajmin e moren përmes telefonit, kur rreth drekës në shtepinë e tyre u ka ardhur daja i nuses dhe u ka treguar për aksidentin.Ajo lajmin e ka marrë nga djali tjetër Petriti ndërsa babai i fëmijëve që kanë gjetur vdekjen me nënën e tyre është nisur për në Itali.Familjarët kërkojnë nga shteti që të ndërhyje që sa më shpejt të bëjë të mundur kthimin e trupave të pajetë në atdhe. Ndërsa shprehen se përgjegjësia duhet të bierë mbi dikë.
Familja Gonaj u nis para tetë vjetësh me gomone për në Itali dhe u vendosën në Barberino të Italisë.Sipas radios lokale atje bëhet e ditur se ditën e enjte ai qytet do të mbajë zi në nderim të familjes shqiptare që humbi jetën tragjikisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›