Korcë, arrestohen 4 trafikantë klandestinesh
Policia e Korcës shkatërroi një rrjet trafikantësh që organizonin kalime ilegale drejt shtetit grek kundrejt pagesës. Sipas policisë së Korcës, trafikantët ndihmonin klandestinët të hynin në kufirin grek, nëpërmjet rrethit të Devollit.
KORCE- Policia e Korcës shkatërroi një rrjet trafikantësh që organizonin kalime ilegale drejt shtetit grek kundrejt pagesës. Operacioni “Stafeta” arreston në flagrancë, Ilirjan Bardhushin 41 vjeç nga Korça, Gjergji Gavrin 40 nga Devolli, Melsi Bylykun 26 vjeç nga Devolli dhe Mustafa Eshin 45 vjeç nga Bilishti, ndërkohë që është shpallur në kërkim Mariglen Qylalli 24 vjeç nga Korça.
Klandestinët nga Korça, Kavaja dhe Elbasani kanë qënë klientët e radhës, ndërkohë që pagesa për gjithsecilin prej tyre varionte nga 800-1000 euro për person. Të ndaluarit janë kapur gjatë transportit që po iu bënin shtetasve që synonin vendin fqinj, ndërkohë që bashkë me ta janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe tre automjete, fugoni me targë DV 0454 A, mjeti tip benz me targë KO 2540 B, si dhe mjeti tjetër DV 2930 B.
Sipas policisë së Korcës në bashkëpunim dhe me specialistët e sektorit të Krimit të Organizuar të ardhur enkas nga kryeqyteti, mësohet se operacioni ka nisur gjatë të dielës atëherë kur dhe vepronin trafikantët që ndihmonin klandestinët të hynin në kufirin grek, nëpërmjet rrethit të Devollit, për të përfunduar gjatë përadites të të hënës. Rruga që ata do të ndiqnin ishte nëpërmjet fshatit Kapshticë, ndërsa njëri prej të arrestuarve do të ishte dhe udhërëfyesi i tyre. Kalimet e klandestinëve kryesisht në rrethin e Devollit janë bërë objekt i punës së policisë, ndërsa me dhjetra të kthyer vijnë çdo ditë në pikën kufitare të Kapshticës nga policia greke. (e.n/News24/Balkanweb)