Largohet nga LSI, Ramazan Buzi: Meta i shërben Berishës
Kreu i LSI-së për Laprakën, Ramazan Buzi, është larguar nga kjo parti së bashku me 15 kryetarë të tjerë të kësaj njesie, duke akuzuar Metën se po përçan të majtën për të mbajtur në pushtet Berishën duke penguar ndryshimin për Shqipërinë.
TIRANE- “Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe pse në dukje është pjesë e opozitës, Ilir Meta po bën çdo ditë e më shumë lojën e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës”. Kjo ka qenë deklarata e kreut të LSI-së për njesinë e 11 në Laprakë Ramazan Buzi, i cili së bashku me 15 kryetarë të tjerë të orgnizatave të LSI-së për Laprakën është larguar nga kjo parti duke akuzuar kreun e saj Meta se po përçan të majtën për të mbajtur në pushtet Berishën duke penguar ndryshimin e madh për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Mendojmë se Shqipërisë dhe shqiptarëve i duhet sot një ndryshim i madh dhe ky ndryshim po i pengohet nga Ilir Meta, i cili për interesa personale po i shërben Sali Berishës duke sulmuar opozitën dhe nxitur përçarjen që e mban Sali Berishën në pushtet”- u shpreh Buzi.
Ai ka theksuar se qëllimi i tij është të largimi i Berishës me cdo kusht, dhe si rezultat Buzi deklaron se do ti bashkohet opozitës reale. (e.n/Balkanweb)