Familja Konica, Berisha: Kontribut ne krijimin e shtetit shqiptar
Kreu i qeverise Berisha ka zhvilluar dje nje takim te vecante me znj. Eranda Al Azem- Konica, mbese e shkrimtarit dhe patriotit Faik Konica dhe e ministrit te Jashtem te Mbreterise Shqiptare, Mehmet Konica. Si pjesetare e komunitetit me origjine shqiptare te Sirise, zonja Eranda e njohu Kryeministrin mbi gjendjen ne Siri dhe vecanerisht ne Damask, ku jetojne rreth 20 000 qytetare me origjine shqiptare. Per fat te keq, lagjja e banuar prej tyre eshte bere objekt i bombardimeve te renda nga ana e forcave qeveritare gjate javeve te fundit dhe nje pjese e tyre jane detyruar te largohen ne kampet e refugjateve. Kryeministri vleresoi kontributin e vecante te familjes Konica ne krijimin e shtetit shqiptar dhe te kultures shqiptare. "Si pjesetare e NATO - theksoi kryeministri - ne do te bejme perpjekje per krijimin sa me pare te nje zone te ndaluar per fluturimin e avioneve luftarake, ne menyre qe te ndalen bombardimet kriminale mbi popullsine civile nga ana e aviacionit te Bashar Al Asad". Berisha e siguroi znj. Eranda per ndihmen qe do t'i jape Shqiperia refugjateve siriane ne kampet e Turqise, duke derguar medikamente dhe ekipe mjekesore.