E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, mbytet në ujërat e Adriatikut pushuesi nga Kosova

Mbytet në ujërat e Durrësit një person. Mbrëmjen e sotme një pushues nga Kosova është mbytur në brigjet e detit të Durrësit, teksa ka qenë duke notuar. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për 60 vjeçarin Ragim Squshi nga Kosova, i cili është gjetur i pajetë nga pushues të tjerë. Sipas të dhënave paraprake mendohet se Squshi mund të ketë pësuar infarkt, gjithsesi nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›