Italia: Po ia hedhim, kriza drejt fundit
Italia, po "ia hedh" krizes ekonomiko-financiare. Nje fakt te tille e ka bere me dije vete kryeministri italian Mario Monti, sipas te cilit, vendi i tij gjendet tashme ne fazen fundore te saj. Sipas tij, kete e tregon fakti se ekonomia e trete ne Eurozone eshte ne kushte me te mira krahasuar me nje vit me pare, dhe se popullsia eshte me e ndergjegjshme ne lidhje me veshtiresite ekonomike. "Nje vit me pare ishim me pak te shqetesuar nga sa jemi sot ne lidhje me faktin qe gjendeshim ne krize. Une besoj se tani jemi me te ndergjegjshem", - tha ai. Duke shtuar se "ne nje fare menyre, kriza eshte drejt fundit". Me tej, Monti, ka bere thirrje per partneret e tij ne Eurozone qe blloku i monedhes se perbashket te mos shnderrohet ne nje motiv ferkimi mes Veriut me Jugun e Europes. "Do te ishte nje tragjedi shume e madhe qe kurora e endrres per integrim dhe unitet te behet nje faktor per shperberje dhe paragjykime mes veriut dhe jugut", - nenvizoi ai lidhur me nje fakt te tille. Kujtojme ketu, se qeveria italiane, e drejtuar prej kryeministri Monti, qe nga nentori i vitit te kaluar ka realizuar nje seri reformash ne strukturen ekonomike.