E Diel, 1 Nëntor 2026

Familja Rama jep ngushëllime

Kryetari i PS-së Edi Rama i shoqëruar nga nena Aneta dhe bashkëshortja e tij Linda, para se te nisej drejt Rinasit per te pritur trupin e te ndjerit Aleks Nika, ka vizituar ne Laknas familjen e Hekuran Dedes, te vrarit tjetër ne demonstrate. Ata i kane shprehur ngushëllimet familjes dibrane, për humbjen e te afërmit. Deda, i riu me origjine nga Lura, i ishte bashkuar protestës se opozitës se bashkuar, për shkak te mungesës se kushteve ekonomike e papunësisë, duke kërkuar një zgjidhje me te mire. Por si per te ashtu edhe per tre demonstrues te tjerë gjithçka rezultoi fatale. Ata mbeten te vrare me arme zjarri para kryeministrisë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›