E Shtunë, 31 Tetor 2026

Johannson në lidhje me Penn?

Nga Express më 11 shkurt 2011 në ora 05:45

Burime të “US Weekly” kanë thënë se bukuroshja Scarlett Johansson ka filluar një lidhje me aktorin legjendar Sean Penn, pasi që çifti kishte qenë së bashku në një përpjekje humanitari në Haiti.

“Scarlett ka qenë e para që ka dalë me Sean, kur ajo vizitoi Haitin me organizatën Oxfam”, ka thënë ky burim.

“Ajo e di se Sean jetonte atje në një çadër dhe ka marrë këshilla nga aty”. Sipas këtij burimi, aktorja e ka joshur fituesin e çmimit Oskar më të cilin edhe ka filluar lidhjen. Të dy yjet janë shkurorëzuar vitin e kaluar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›