E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshentë, kujdes me shtypjen!

Nga Express më 11 shkurt 2011 në ora 10:30

Sipas një raporti të ri të Shërbimet për Kontroll të Sëmundjeve në SHBA, një nga tre adoleshentë vuan nga shtypja e lartë e gjakut apo prania e madhe e kolesterolit në gjak.

Rreth 80 për qind e adoleshentëve nuk bëjnë kontrolle për shtypjen e gjakut apo praninë e kolesterolit, pavarësisht se sigurimet shëndetësore ia kërkojnë atë.

Sipas këtij studimi të Shoqatës Amerikane, dieta e varfër, marrja e tepërt e kripërave, mosmarrja më ushtrime fizike, përdorimi i alkoolit janë disa faktorë që kanë ndikuar te të rinj. Për këtë u është sugjeruar instituteve shëndetësore ta luftojnë këtë dukuri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›