E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e Aleksit akuzon Vrasja ishte selektive

36-vjecari u percoll dje per ne banesen e fundit. Dhimbje e thelle e te gjithe familjareve nderkohe qe bashkeshortja ne kishe pas dhenies se bekimit te shoqit premton se do te jete gruaja e tij deri ne vdekje. Te afermit thyejne heshtje dyjavore duke kerkuar drejtesi


Ne mes te dhimbjes qe ka pllakosur familjen Nikaj per humbjen e 36-vjecarit Aleks Nika xhaxhai Mark Nika deklaroi se dhimbja eshte e madhe dhe i vetmi ngushellim eshte solidarizimi i mijerave shqiptareve si brenda dhe jashte vendit qe po ndajne me ne dhimbjen per vrasjen e pabese dhe kriminale te Aleksit.


Aleksi nuk i kishte borxh askujt eshte vrare pabesisht ne demonstraten e 21 janarit ku shkoi si mijera shqiptare dhe qytetare lezhjane duke besuar se e drejta e tubimit dhe protestes per nje Shqiperi me te mire eshte fituar prej 20 vitesh vijoi me tej xhaxhai i Aleksit.


Xhaxhai i 36-vjecarit qe u percoll ne banesen e fundit theksoi se vrasja ishte selektive por ne mes te ketij tmerri do te prisnin me durim perfundimin e prokurorise ndersa kerkonin qe hetimi te ishte i shpejte.


Kemi arsye te besojme se ishte nje vrasje selektive por mes ketij tmerri kemi durimin te presim perfundimin e hetimeve te prokurorise. Kerkojme qe ky hetim te jete sa me i shpejte dhe objektiv. Kerkojme qe shkaktaret dhe urdheruesit te marrin denimin e merituar sipas ligjit ne fuqi.


Mark Nika ne emer te familjes falenderoi te gjithe ata qe u solidarizuan per dy jave ne perpjekjet per rikthimin ne jete te Aleksit te gjithe ata qe u luten si dhe te gjithe ata qe u bene pjese e dhimbjes se familjes Nika pas ndarjes nga jeta te Aleksit.

I eshte dhene lamtumira e fundit 36-vjecarit nga Lezha Aleks Nika. Ne nje ceremoni te thjeshte familjare por me nje solidarizim te madh me familjen e Ndue Nikes si nga opozita ashtu edhe nga qindra qytetare te ardhur nga e gjithe Lezha dhe me gjere. Kortezhi mortor me trupin e Aleks Nikes te riut lezhjan qe vdiq ne Turqi duke luftuar me vdekjen per 2 jave pasi ishte plagosur me plumb ne koke ne demonstraten e 21 janarit ka mberritur ne Lezhe te dielen ne oren 1530 ku per afro dy ore i jane bere nderhyrjet ne morgun e Spitalit Rajonal te Lezhes duke e pergatitur per ne ceremonine e lamtumires.


Rreth ores 1730 trupi i pajete dhe kortezhi mortor jane drejtuar per ne kishen e fshatit Gryke-Manati ku u kryen ritet fetare dhe dhenia e bekimit ku familjare te aferm dhe miq u luten qe shpirti i tij te prehet ne paqe.


Mesohet se ne kishe bashkeshortja e tij i ka dhene bekimin si dhe eshte betuar duke thene se do te jem bashkeshortja jote deri ne vdekje.


Familja e Ndue Nikes ka hapur dyert duke pritur vizita ngushellimi qe te shtunen pasdite dhe familjaret jane teper te pikelluar per humbjen e djalit te tyre te vetem 36-vjecarit Aleks Nika babai i dy vajzave dhe vella i 4 motrave.


Ndersa te henen qe ne oret e para te mengjesit te aferm dhe qytetare te shumte jane drejtuar per ne shtepine e Aleksit ne rreze te malit te fshatit Gryke-Manati te Lezhes duke shprehur ngushellimet dhe duke u solidarizuar me familjen Nika.


Rreth ores 1200 grupi i deputeteve te PS-se me ne krye liderin Edi Rama si edhe perfaqesues te opozites se bashkuar vizituan familjen e Aleksit viktima e katert e demonstrates se 21 janarit. Rama i ka shprehur ngushellimet nga afer familjes se Ndue Nikes ku ky i fundit i eshte drejtuar Rames duke e falenderuar per gatishmerine qe ka treguar per kurimin jashte shtetit. Kreu i opozites Edi Rama nuk ka bere asnje deklarate publike. Ne oren 1300 Aleks Nikaj eshte percjelle per ne banesen e fundit duke e cuar ne 4 numrin e viktimave te 21 janarit.


Zogaj Shqiperia kerkon drejtesi per 4 deshmoret e 2011-s

Gjate ketyre tri diteve te fundit prane familjes Nikaj ka qendruar perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar bashkeqytetari i Aleks Nikes Prec Zogaj i cili theksoi se Aleksi nga 21 janari eshte biri i te gjithe prinderve dhe vellai i te gjithe atyre qe e ndiejne thelle vrasjen kriminale te ketij njeriu te thjeshte.


Vrasja e Aleksit eshte nje vrasje e pajustifikueshme ne Shqiperine e vitit 2011. Le ti leme kohe Prokurorise qe te zbardhe kete vrasje duke cuar perpara drejtesise autoret- deklaroi Zogaj.
Aleks Nikaj u vra ne nje proteste te thirrur nga opozita e vendit te tij per mbrojtje te ideve dhe mendimeve te tij. Besoj se u vra me snajper megjithate le ti leme kohe prokurorise qe te zbardhe kete vrasje dhe te coje perpara drejtesise vrasesit.


E gjithe Shqiperia kerkon drejtesi per 4 deshmoret e vrare me 21 janar ne bulevardin Deshmoret e Kombit.
Me tej Zogaj pohoi se nuk ishte e nevojshme qe Shqiperia e sotme te kerkonte deshmore per ata nuk ka emer tjeter pasi u vrane ne bulevard duke manifestuar per nje Shqiperi me te mire.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›