E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni Koordinata sekuestrohet rreth 1 ton mariuane


Gjirokaster/ shte finalizuar me sukses operacioni antidroge me dy faza i koduar Kordinata. Specialistet dhe Agjentet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster kane grumbulluar informacione se nje grup i mirorganizuar me veprimtari kriminale ne fushen e trafikut te narkotikeve me shtrirje ne disa rrethe kishin grumbulluar ne fshatin Lazarat dhe do te transportonin ne drejtim te Sarandes e me pas ne drejtim te Greqise nje sasi te madhe lende narkotike.
Mbi bazen e ketyre dhenave u be i mundur finalizimi me sukses i operacionit te koduar Kordinata i cili u zhvillua ne dy faza.

Pas informacioneve se nga fshati Lazarat eshte nisur nje pjese e ngarkeses me nje automjet tip Touareg specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster kane ngritur sherbimet ne aksin rrugor Gjirokaster-Jorgucat. Rreth ores 18.00 te dates 06.02.2011 ne dalje te fshatit Lazarat eshte konstatuar automjeti Fuoristrade e tipit Wolsvagen Touareg me traga Tr 81 94 R ne pronesi te shtetasit Ardjan Halili i datelindjes 1970 lindur dhe banues ne Tepelene duke levizur ne drejtim te Sarandes.

Specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve menjehere i jane vene ne ndjekje.
Ndjekja ka vijuar pergjate aksit rrugor Gjirokaster-Jorgucat. Automjeti ka levizur me shpejtesi ne drejtim te Jorgucatit por kur ka pare postobllokun e policise kufitare dhe te policise rrugore ne dalje te Jorgucatit eshte kthyer me shpejtesi ne drejtim te Gjirokastres ku eshte ndjekur nga Specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve. Duke pare se ne hyrje te Dervicjanit ishte ngritur nje postobllok tjeter automjeti eshte futur ne fshatin Goranxi ne nje rrugice dhe duke perfituar nga erresira drejtuesi i automjetit ka braktisur mjetin dhe eshte larguar .

Ne brendesi te automjetit u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje sasi rreth 180 kilograme lende narkotike mariuane. Gjithashtu drejtuesi i automjetit eshte evidentuar dhe shpallur ne kerkim.

Faza e dyte e operacionit ka vijuar me daten 07.02.2011 kur specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster kane marre informacion se nga fshati Lazarat rreth ores 20.30 minuta te dates 07.07.2011 eshte nisur pjesa tjeter e ngarkeses me nje automjet Ford Transit dhe po levizte ne drejtim te Sarandes. Menjehere sherbimet e Sektorit Kunder Narkotikeve i jane vene ne ndjekje dhe pas disa minutash eshte bere bllokimi i automjetit dhe i drejtuesit te mjetit. Ai eshte Artan Bresha i datelindjes 1976 lindur dhe banues ne Tepelene. Arrestimi i tij u be pasi ky shtetas u kap ne flagrance duke transportuar ne drejtim te Sarandes me automjetin e tij tip Furgon Tranzit me targa TP 07 65 B rreth 820 kilograme lende narkotike mariuane.

Lenda narkotike ishte e mbeshtjelle me leter natriban ne pako me peshe te ndryshme dhe ishte vendosur ne brendesi te furgonit dhe nje sasi tjeter poshte sediljes se pare te pasagjerit.

Sasia e sekuestruar gjate dy fazave te ketij operacioni eshte rreth 1 ton. Gjithashtu eshte bere shpallja ne kerkim e tre pjestareve te grupit.

Shtetasi i arrestuar ne flagrance eshte nje nga pjestaret e grupit si dhe i aferm i drejtuesit te automjetit Fuoristrade e tipit Wolsvagen Touareg me targa TR 81 94 R qe u bllokua ne fazen e pare te operacionit.



Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme per vepren penale te Trafikut te lendeve narkotikedhe nga ana e policise vijon puna per kapjen e tre shtetasve te tjere te shpallur ne kerkim



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›