E Shtunë, 31 Tetor 2026

122 miliarde leke pa tender per rregullimin e argjinaturave

TIRAN- Pas disa permbytjeve me radhe ne zonen e Shkodres dhe Lezhes qeveria ndermerr hapa emergjente per rehabilimin e argjinaturave te lumenjve te cilat u cilesuan si nje nder shkaktaret kryesore te vershimit te ujerave neper ara me te mbjella shtepi e biznese.


Pasi shkurtoi fondet per keto investime ne qershorin e nje viti me pare dhe pasi nderpreu ne menyre te pergjithshme prokurimet qe nuk ishin kryer deri me 1 gusht 2010 ekzekutivi synon te siguroje sa me shpejt argjinaturat e ketyre lumenjve duke hequr dore nga procedurat normale te prokurimit publik.


Me ane te nje Akti Normativ te miratuar me 26 janar te ketij viti qeveria i le dore te lire Ministrise se Bujqesise te administroje nje fond prej rreth 1.22 miliarde lekesh per rehabilitimin e argjinaturave te lumenjve duke mos zhvilluar tender.


Perzgjedhja e kompanive qe do te kryejne punimet do te behet me negocim e cila aplikohet zakonisht per tendere ne shuma te vogla por edhe ne raste emergjencash. Perfundimi sa me shpejte i punimeve ka qene edhe arsyeja e lejimit te Ministrise se Bujqesise qe te perdore fondin ne fjale duke iu shmangur procedurave normale te prokurimit.


Ne relacionin qe shoqeron Aktin Normativ qeveria thekson se zhvillimi i nje tenderi normal do te bente te pamundur perfundimin e te gjitha procedurave dhe te punes deri ne vjeshte kur fillojne edhe reshjet.


Miratimi i nje akti normativ te tille do te percillej pa shume vemendje nese me pare qeveria nuk do te kishte ndermarre ne qershor te vitit 2010 shkurtimin e rreth 125 milione lekeve qe ishin parashikuar te investoheshin per sigurimin e argjinaturave ne veri-lindje te vendit si dhe nderprerjen e te gjithe prokurimeve qe nuk ishin kryer deri ne 1 gusht. Te dy keto vendime sollen vonesa ne kryerjen e punimeve ndersa u nevojiten negociatat midis Ministrise se Bujqesise dhe asaj te Financave per te zhbllokuar nje pjese te fondeve me qellim vijimin e punimeve.


Ne kohen kur u zhbllokuan fondet ishte vone punimet nuk mund te perfundonin kur duhej dhe keshtu arritem ne situate te renduar me permbytjet. Edhe pse per nje pjese te projekteve kishin perfunduar te gjitha procedurat dhe pritej vetem zhbllokimi i fondeve pergjate ketyre dy muajve ne argjinatura nuk u punua asnje dite.


Pasojat e vonesave paten impakt katastrofal pak muaj me vone pas vershimit te lumenjve. Tashme me Aktin Normativ qeveria synon te kape kohen e humbur duke iu shmangur edhe procedurave normale te prokurimit por bllokimi i punimeve pergjate periudhes Qershor-Gusht 2010 te pakten sipas te dhenave zyrtare i kushtoi zonave ne fjale permbytjen e 14 mije hektareve toke si dhe te tete mije shtepive te banimit.


Fondi total prej 1.22 miliarde leke eshte parashikuar te buxhetin e vitit 2011 nderkohe qe pjesen derrmuese te ketyre fondeve pritet i marre thellimi i Bunes per te cilen jane ndare nje miliarde leke. Pjese e listes se argjinaturave qe pritet qe rehabilitohen para vjeshtes se ketij viti jane ajo e Casit ne nje gjatesi 1 km Shirq-Belaj 13.2 km Pentar-Luarze 7 km Pulaj-Rec 7 km Darragjat -Berdice 3 km etj.


Si u zvarriten punimet


Nxitimi ne kryerjen e punimeve ne argjinatura duke lene ne kete menyre te hapur mundesine per abuzime si dhe rendimi i situates se permbytjeve ne Shkoder dhe ne zonat perreth e kane zanafillen tek vonesat e shkaktuara nga dy vendimet e qeverise shqiptare ne veren e vitit te shkuar. Ne qershor 2010 ekzekutivi vendosi te shkurtoje rreth 676 milione leke nga fondet e Ministrise se Bujqesise.


Rreth 125 milione nga keto ishin percaktuar pikerisht per ndertimin e argjinaturave te reja si dhe rikonstruktimin e atyre ekziztuese. Nje pjese e ketyre parave u zhbllokuan dy muaj me vone. Nga ana tjeter ne fund te muajit Korrik qeveria mori nje vendim qe ndalonte kryerjen e prokurimeve pas dates 1 gusht 2010.


Te gjitha prokurimet qe do te shpalleshin me pas duhej qe paraprakisht te merrnin miratimin e posacem te Keshillit te Ministrave. Vendimi u mor me arsyetim se punimet prokuruara pas 1 gushtit nuk mund te mbylleshin deri ne fund te vitit per shkak te procedurave qe duheshin ndjekur. Ne listen e projekteve te pezulluara ishin edhe ato per argjinaturat.


Ne lidhje me kete qeveria merr nje vendim te posacem ne fund te muajit gusht 2010 duke lejuar vijimin e punimeve ne argjinatura. Por qe prej shkurtimit te fondeve ne qershor bllokimit te tendereve ne fund te Korrikut e deri ne marrjen e ketij vendimi qe lejonte punimet kishin kaluar me shume se dy muaj. Kjo gje beri qe punimet te mos kryheshin fare ose te mos ecnin ne ritmin e duhur per ato projekte qe kishin filluar. Pasojat e vonesave ishin disa dhjetera milione euro deme ne shtepi biznese e te mbjella.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›