E Diel, 1 Nëntor 2026

Familja e Remzi Hoxhes Sillni ne Shqiperi Ilir Kumbaron

Familja e Remzi Hoxhes kerkon qe te ekstradohet nga Anglia Ilir Kumbaro. Ne nje konference per mediat djali i Remzi Hoxhes Ardian Hoxha ka deklaruar se faktet e reja tregojne se Ilir Kumbaro eshte personi pergjegjes. Jemi ketu per shkak se eshte lajmeruar qe me 14 tetor Gjykata e Larte e Shqiperise kthen per gjykim ceshtjen e Ilir Kumbaros ish-shikasit qe rrembeu torturoi dhe me pas zhduku babain tim Remzi Hoxhen 16 vite me pare. Jemi ketu per ti treguar Drejtesise se Shqiperise se vendimi i tyre i stervonuar eshte duke u pritur nga cdo shqiptar kudo qe jeton. Ky vendim do ti deshmoje cdo Shqiptari nese ne Shqiperi ka Drejtesi apo Drejtesia eshte akoma e uzurpuar nga klanet mafioze shteterore ka theksuar Ardian Hoxha. Po keshtu djali i biznesmenti te zhdukur shtoi Jemi ketu per te kerkuar nga Drejtesia Shqiptare qe te vendos per te drejten duke urdheruar ekstradimin e Ilir Kumbaros per ne Shqiperi dhe te na e deshmoje se ne Shqiperi ka drejtesi. Te na deshmoje se ne Shqiperi mund te jetohet. Te na deshmoje se Shqiperia nuk i zhduk dhe vret me Shqiptaret nga Maqedonia dhe Kosova. Te na deshmoje se jemi te mireseardhur ne Shqiperi.

Ish-kreu i SHIK-ut Ilir Kumbaro akuzohet per zhdukjen e bisnesmenit nga Maqedonia Remzi Hoxha. Biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha u rrembye ne vitin 1995 dhe qe prej asaj kohe per te nuk dihet asgje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›