E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera Qetesohuni rritja e moshes se pensionit nuk do te ndodhe

Persona te cilet jane ne prag te daljes ne pension dhe qe jane ende te shqetesuar dhe dyshues nese mosha do te rritet duhet te qetesohen pasi kjo gje nuk do te ndodhe. Garancia per kete gje ka ardhur nga ministri i punes Spiro Ksera i cili theksoi se nuk do kete rritje te moshes per daljen ne pension por sipas tij mosha do te indeksohet ne baze te ligjit te sigurimeve shoqerore.

Kete gje ai e ka raportuar ne komisionin e ceshtjeve sociale ndersa per sa i perket politikave te ndjekura nga ministria e punes per trajtimin e moshes se trete Spiro Ksera sqaroi per mediat se aktualisht po punohet nje draft ligj nga ministria dhe grupet e interesit i cili me pas do te dergohet ne qeveri per tu miratuar.

Perfaqesues te shoqerise civile dhe si dhe organiziatat jofitimiprurese qe perfaqesojne moshen e trete kane kerkuar nga ministria e punes qe strategjia e hartuar nga kjo ministri te perfshije gjithe problematiken me te cilen hasin te moshuarit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›