E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Familja ime është bërë ‘ushqim’ i vazhdueshëm…”, Rama: Nuk është program opozitar. Fatkeqësi që janë thyer të gjitha normat

Në bashkëbisedimin live në Facebook, kryeministri Edi Rama adresoi edhe akuzat dhe shpifjet që janë hedhur vazhdimisht ndaj familjarëve të tij. Duke iu përgjigjur një qytetari, ai u shpreh se familja e tij nuk është një program opozitar, duke shtuar se ndjen keqardhje që janë tejkaluar çdo normë.

“Librin e shtëpisë e kam përmendur që të jemi të qartë për faktin që një pjesë për fat të keq, tifozë të verbër, a thua se jemi skuadra që luajmë futboll, dhe jo skuadra që janë në fushë dhe kanë në dorë fatin e këtij vendi, ku tifozllëku nuk duhet të hyjë fare. Për ata tifozë libri i shtëpisë time është bërë ushqim i vazhdueshëm njësoj si në stadium me të vdekur dhe të gjallë.

Këtë të librit të shtëpisë e kam përmendur se nuk është program opozitar. Nuk zgjidhet më mirë asnjë problem që ka Shqipëria duke sharë, mohuar dhe akuzuar, sajuar dhe shpifur për mua, familjen time, për prindërit e mi që sot nuk janë më. Im atë s’ka qenë që ditën kur kam filluar të merrem me politikë dhe është fatkeqësi që këtu janë thyer të gjitha normat, deri te normat e kanunit. Ky është libri i shtëpisë time.”, tha kryeministri./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›