Rama: Ulja e çmimit të energjisë në një kohë kur asnjë vend s’e ka bërë

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë të martë lidhje live në rrjetet sociale, ku i përgjigjet pyetjeve të komentuesve.
Rama është ndalur në disa pyetje që i janë bërë lidhur me çmimin e energjisë elektrike, turizmin sie dhe infrastrukturën e hekurudhave.
Ai theksoi se ulja e çmimit të energjisë ishte një vendim shumë i mirë dhe se është ulur në një kohë kur asnjë vend tjetër nuk e ka bërë.
“Qeveritë dallohen se kush bën më shumë punë të mira me ato para që administron. Çmimet nuk i rrit dhe nuk i ul qeveria. Në Shqipëria, ne kemi pasur inflacionin më të ulët. Ulja e çmimit të energjisë, për ata që paguajnë faturat, e kuptojnë që çmimi është ulur. Është ulur dhe është një ulje atipike në një periudhë kohore, ku askush nuk ul, por vetëm e rrit çmimin e energjisë.”, tha ai.
Ndërsa i pyetur lidhur me zgjerimin e turizmit përtej sezonit veror, Rama u shpreh se së shpejti do të nisë projekti për resortin e parë të skive në Shqipëri.
Turizmi?
Rama: “Turizmi është duke u zgjeruar përtej sezonit veror. Sot nuk kemi ë turizmin korrik gusht. Por hotelet e bregdetit nisin që në prill dhe kanë turistë deri në tetor. Zgjerimi tregohet edhe nga shifrat e nëntorit, dhjetorit apo janarit kur kemi rritje të numrit, jo vetëm për arsye të plazhit, por edhe nga qytete ku ka shumë për të ofruar. Ka shumë akoma për të bërë dhe jemi shumë pranë nisjes së resortit të parë të skive në Shqipëri.”
Infrastruktura për trena?
Rama: “Përpara se të dilnim tek trenat duhet të dilnim nga borxhet e tmerrshme, nga pragu energjetik, duhet të dilnim nga zinxhiri i borxheve ndaj kompanive të infrastrukturës. Sot po së shpejti hekurudha Tiranë Durrës do të jetë funksionale. Janë procedura të gjata burokratike. Kemi në sistem edhe me financime edhe projektin hekurudhës Durrës Hani Hotit, Durrës Pogradec, etj… por është dashur kohë sepse nuk bëhen dot të gjitha njëherë”.