Familja në krizë, një ndër 4 çifte përfundon në divorc
DURRËS - Në Gjykatën e Durrësit vazhdojnë me intensitet gjyqet e divorceve. Numri i tyre vazhdon të jetë i lartë, aq sa muajt e fundit rezulton se një ndër 4 çifte përfundon në ndarje. Ky raport statistikor vlen për çiftet e martuar gjatë viteve të fundit. Tashmë divorcet nuk ndodhin më vetëm te çiftet me arsim të ulët, por ato kanë përfshirë edhe çifte me arsim të lartë. Shkaqet e divorceve janë më të larmishme, bëjnë me dije burimet nga Gjykata. Nëse më parë mbizotëronin divorcet për shkaqe ekonomike, sot numërohen dhjetëra të tilla për arsye se njëri nga partnerët ka krijuar lidhje të re.
DIVORCET
Numri i çifteve që vendosin t’i japin fund lidhjes martesore të tyre vazhdon të rritet nga muaji në muaj. Vetëm gjatë kësaj periudhe të vitit janë regjistruar mbi 100 divorce në shkallë rrethi, bëjnë me dije burime nga Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit. Referuar statistikave të Gjykatës, rezulton se raporti mes martesave dhe divorceve është 1 me 4. Nëse jo shumë kohë më parë epidemia e ndarjeve ishte më evidente te partnerë me arsim të ulët apo në familje me problem ekonomike, sot atyre u janë shtuar edhe divorcet për shkaqe sentimentale. Mësohet se partnerët, qoftë burri apo gruaja i drejtohen Gjykatës për ndarje pasi dëshirojnë lidhje të tjera.
SHKAQET
Gjyqtarë të vjetër në Durrës tregojnë rrugën që kanë ndjekur divorcet në Durrës pas vitit 1990. Sipas tyre, nga fillimi i viteve ‘90-të, pas eksodeve masive nisën të shtoheshin ndjeshëm edhe kërkesat për divorce. Në atë periudhë ishin emigrantët ata që pasi krijonin lidhje të reja jashtë vendit kërkonin ndarje nga partnerët e vjetër. Disa kohë më vonë, në dyert e gjykatave u paraqitën çifte të vjetër, martesat e të cilëve në regjimin e kaluar ishin realizuar me sforcime në rrethana të ndryshme. Bëhej fjalë për çifte që kishin me vite të martuar. Më pas u shënua një fluks grash, të cilat kërkuan nga togat e zeza ndarje nga burrat e tyre, pasi keqtrajtoheshin prej tyre apo kishin të bënin me partnerë që konsumonin alkool duke lënë fare pas dore familjet e tyre. Ndërsa kohët e fundit, ka një lum divorcesh nga partnerë me shkollë të lartë që deklarojnë konsumimin e martesave të tyre si dhe lidhjet me partnerë të tjerë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)