E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion antidroge në Tiranë, sekuestrohen 2 kg kokainë, 2 në pranga, 2 në kërkim

TIRANË-  TIRANE - Pas një pune të gjatë hetimore, një operacion i Policisë së kryeqytetit, i shtrirë në disa zona të Tiranës, çoi sot në mesditë në sekuestrimin e një sasie prej 2 kg lëndë narkotike, e dyshuar heroinë, ndërsa ka vënë në pranga 2 persona, të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të trafikut të drogës, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se sasia e lëndës narkotike, e sekuestruar në një banesë pranë Shkollës së Kuqe, ishte e gatshme për t’u shpërndarë në kryeqytet.

Në një konferencë për mediat, gjatë orëve të pasdites, zëdhënësja e policisë bëri të ditur se lënda narkotike e sekuestruar është e cilësisë së parë dhe kap vlerën e 100 mijë eurove. Sipas policisë, droga shpërndahej në kazinotë dhe lokalet e lojërave të fatit në kryeqytet.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›