E Diel, 1 Nëntor 2026

"Të përfundojnë kanalizimet, veçanërisht në zonat turistike"

Gjatë fjalës së mbajtur para këtij grupi, Berisha tha se duhet të veprohet me shpejtësi dhe me përparësi absolute për përfundimin e procesit të kanalizimeve dhe të impianteve të përpunimit, veçanërisht në zonat turistike.
      
“Është e domosdoshme që Drejtoria e Rrugëve, në të gjitha ndërtimet, të parashikojë  kolektorët e ujërave të shiut. Shoqëritë e ujësjellësve duhet të jenë përgjegjëse për furnizimin me ujë, për shërbimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujerave të shiut”, tha Berisha.
     
Duke vlerësuar përpjekjet e mëdha që janë bërë deri tani në sektorin e ujit, veçanërisht për sa i përket zvogëlimit të humbjeve në rrjete, rritjes së nivelit të faturimit dhe të arkëtimit, vendosjes së matësve në shkallë vendi, etj, Kryeministri vuri në dukje se, në drejtim të kanalizimeve dhe të trajtimit të mbetjeve që dalin prej tyre, kërkohet një veprim shumë energjik.
     
Ai  tërhoqi vëmendjen se duhet të veprohet me shpejtësi dhe me përparësi absolute për përfundimin e procesit të kanalizimeve, të lidhjes së këtij sistemi me kolektorin dhe të lidhjes së kolektorit me Impiantin e përpunimit, veçanërisht në zonat turistike, që kanë edhe ngarkesën më të madhe në 3-4 muajt e verës. Por, ky proces duhet të shtrihet në të gjithë vendin.
     
Kryeministri u ndal dhe në problemin madhor të gropave septike dhe u shpreh se qëndrimi që mbajnë strukturat e pushtetit vendor për këtë çështje është shumë i rëndë. Këto struktura, edhe pse kanë autobote në dispozicion, i çojnë këto mbetje në vende që nuk duhet t’i dërgojnë, në zona të paautorizuara. /Start/

                                                                                             2012-03-10 12:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›