E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Familja në shi", pas 11 vitesh ngjitet në skenën e TK-së

U ngjit premierë në Teatrin e Komedisë shfaqja "Familja në shi". Në këtë komedi dramatike, në qëndër është një temë aktuale, siç është ajo e korrupsionit në shoqërinë shqiptare. Familja e një shkrimtari për të operuar të birin detyrohet të marrë borxh një shumë të madhe parash për t`ia dhënë doktorit të të birit.
 

Artisti për ti rimarrë paratë doktorit, inskenon rrëmbimin e të birit të tij, por krejt papritur gjërat nuk shkojnë sipas parashikimeve, pasi djali i doktorit zhduket.
 

"Në Familja në shi" regjizori Ilir Bezhani ka vendosur 10 personazhe dhe dy skena veprimi. Roli i shkrimtarit interpretohet nga aktori i njohur i humorit shqiptar, Xhevahir Zeneli, i cili rikthehet në skenën shqiptare pas 11 vitesh shkëputje. Një tjetër presonazh kryesor është ai i doktorit, i cili vjen nga aktori Genc Fuga. Rolet e tjera vijnë nga aktorët Andon Qesari, Eliona Thomaraj, Esmeralda Kame, etj.

"Familja në shi" është premiera e dytë, e cila ngjitet në institucionin e Teatrit të Komedisë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›