E Diel, 1 Nëntor 2026

Igumenicë, sekuestrohen 122 kg drogë, në pranga dy persona

Gjatë ditës së sotme policia kufitare e Igumenicës, në kufirin me Greqinë ka sekuestruar 122 kilogram kanabis dhe ka arrestuar dy trafikantë greke. Mësohet se pas ndalimit të dy automjeteve që po kalonin kufirin dhe pas kontrollit të ushtruar, është bërë i mundur sekuestrimi i drogës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Neohor, ku pas kontrollit të ushtruar nga policia në automjete është zbuluar sasia e drogës prej 122 kilogramësh, e ndarë ne 93 pako në njërin prej mjeteve. Ndërkohë mjeti tjetër shërbente si shoqërues. Gjatë hetimeve, dy grekët, kanë pranuar se drogën e kanë marrë nga shqiptarët në kufi dhe destinacioni i saj ishte Athina. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›