Librat e rinj, ja ç`mund të lexoni këtë javë

"Midis Drinit dhe Vjosës", është një nga librat e rinj, që vjen nga albanologu Maximilian Lambertz. Ai është i vetmi ndër albanologët e huaj që iu kushtua jo vetëm gjuhës shqipe, arkeologjisë, historisë, etnologjisë, por dhe njërës prej dijeve më të vona të saj folkloristikës. U mor thuajse me të gjitha format e shfaqjes së traditës gojore. Në poezitë e në prozë me përrallën, këngën rituale dhe eposin heroik legjendar. Midis “Drinit dhe Vjosës”, përmban një prej koleksioneve që Lambertz mblodhi e përzgjodhi prej botimeve shqiptare të shekullit të romantizmit e në vijim, të cilat duket qartë se i njihte tërësisht nga shtypi letrar dhe ai politik i fillimeve të periudhës shtetërore si dhe nga bartësit jo të pakët që takoi vetë gjatë qëndrimit në Shqipëri. Janë poezi e përralla të botuara gjermanisht dhe të krahasuara me motive të ngjashme të popujve të Europës dhe të kulturave e qytetërimeve të tjera.
George Simenon, vjen me romanin "Macoku", i cili trajton historinë e një cifti. Emile Bouin është i sigurt se gruaja e tij ka helmuar Josefin e maçokun e tij. Margarita nuk e kishte dashur kurrë kafshën misterioze të burrit të saj. Lufta midis tyre është shpallur në heshtje me urretje, hamendje e trillime rreth e rrotull. Urretja, do të ndajë ciftin e vjetër të martuar vonë apo do ta bashkojë më shumë se kurrë?
"Ana e stuhisë së plepave" shkruar nga Montgomeri, vjen si një tjetër prurje e re për lexuesit këtë javë. Ky vëllim i serisë "Ana Flokëkuqja" kronologjikisht është i katërti, ku shtjellohen ngjarjet në periudhën midis diplomimit të Anës Redmond dhe fejesës me Gilberth. Çastet dhe karakteret e paharrueshme në këtë libër do të mbeten gjatë në kujtesën e lexuesit.
E ndërsa shkrimtari japonez Yokio Mishima, sjell librin "Etje Dashurie". Vejusha e re Ecuko është e dashuruar me një djalë të ri, që punon tek shtepia e vjerrit të saj. Kunetërit, kunatat dhe fëmijët e tyre jetojnë nën catinë e gjyshit dhe përjetimi i dashurisë së Ecukos bëhet edhe më i vështirë.