Familja ne shi premiere ne Teatrin Kombetar te Komedise
Është ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar të komedisë premiera e dytë e realizuar nga ky institucion. Komedia “Familja në shi” me regji të Ilir Berzhani, i cili është edhe autor i veprës. Kjo shfaqje trajton një temë sociale, ku personazhet janë sa më realistë. Në këtë pjesë interpretojnë 10 personazhe dhe 2 skena veprimi. Kjo shfaqje rikthen në skenë aktorin Xhemil Tagani dhe Xhevahir Zenelin gjithashtu interpretojnë edhe aktorët, Genc Fuga, Esmeralda Kame, Arjeta Dhima ,Andon Qesari, Eliona Thomaraj, Bledar Mehmeti.
Vepra është dramatike në thelb, por është e mbështetur në situata komike, me mesazhe shumë të forta”
Në qendër të veprës ndodhet familja e një shkrimtari, të cilit me gjithë problemet ekonomike, i duhet të bëjë një operacion. Për të shpëtuar jetën e tij, ai merr hua një shumë parash, por të cilat më pas do t’i duhet t’i shlyejë. I shtyrë nga rrethanat, mendja e këtij artisti inskenon rrëmbimin e fëmijës së doktorit, i cili e operoi. Ai mendon se gjithçka do kalojë me mirëkuptim dhe humor, pas kthimit të fëmijës në familjen e prindërve të tij. Por gjërat nuk shkojnë ashtu siç i kishte parashikuar ai, pasi djali i vogël i doktorit zhduket. Në këtë moment publiku do të përballet edhe me një tjetër familje të varfër shqiptare, fqinje të shkrimtarit. Ata kanë shtatë fëmijë, jetojnë vetëm me asistencat e shtetit dhe me ndonjë tregti të vogël të babait. Të detyruar nga kushtet ekonomike, ata bien dakord të birësojnë djalin e tyre më të vogël tek një familje e pasur italiane.