Zjarr ne pyllin me pisha te fshatit Togez ne Librazhd

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha të fshatit Togez komuna qendër në Librazhd. Fillimishit ishin disa vatra zjarri të cilat të favorizuara edhe nga era kanë marrë përmasa edhe më të mëdha. Ndëerhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve është e pamundur, pasi terreni është i vështire dhe lumi Shkumbin në mes, i cili nuk lejon kalimin e makinave në krahun tjetër. Në qoftë se nuk ndërhyhet për një kohë të gjatë rrezikohen disa banesa të fshatit. Në vendngjarje ndodhen forca të zjarrfikëses, të policisë dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë, të cilat po bëjnë përpjekje për fikjen e zjarrit. Ende nuk dihet nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo aksidental.