Mblidhen ne Meksike lideret e G20
Dy ditët e fundjavës do të dominohen nga takimi i krerëve të G20, takim i cili do të nisë sot dhe do të përfundojë të dielën më 26 shkurt në qytetin e Meksikës. Në tavolinën e 20-ces më të fuqishme ekonomike në botë do të diskutohet mbështetja për Eurozonën përmes një përfshirje në kontributin e FMN-së. Vlera e samitit të G20 do të përforcohet më tej me takimin e 1 dhe 2 marsit të liderëve europianë ku do t’i jepet ok, nisjes së procesit të konsolidimit fiskal në Eurozonë. Është pikërsiht ky pakt i ri fiskal europian është në këto orë në qendër të diskutimeve dhe vendimeve të Europës.
Një nga cështjet që pritet të diskutohet gjatë kësaj fundjave në Meksikë lidhet me shtimin e kontributit që vendet anëtare të G20 do të derdhin në FMN për huatë ndaj ekonomive në vështirësi. Kjo cështje nuk do të kalojë edhe aq lehtë pasi kundërshtimet mes vendeve janë të shumta, një pjesë e tyre synojnë që Europa të ngrejë barriera të mëdha anti-krizë më parë se të japin angazhimin e tyre. Gjithsesi disa ditë më parë vendet si Kina, Japonia dhe Brazili kanë shfaqur disponibilitetin e tyre për të kontribuar më shumë në operacionet e FMN, por duket se ende ka pengesa nga ana e SHBA.
Kundërshtime duket se vijnë nga agjencia botërore e menaxhimit të investimeve, Pimco, ku sipas Financial Times G20-a duhet ta mbrojë FMN nga Europa. Sipas së përditshmes britanike, frika lidhet me ekspozimin ndaj Eurozonës të bilancit të Fondit monetar, ku vetëm Portugalia dhe Greqia llogarisin gati 60% të borxheve të marra prej saj, pa përfshirë këtu shifrat e ndihmës së FMN ndaj paketës së dytë ndaj Greqisë.