Familja zbulon fajtorë të tjerë

Nëna dhe e motra kanë akuzuar "AEG Live", promotoren e turit të fundit të Jackson në vitin 2009.
Vdekja e Michael Jackson sërish sjell të tjera zbulime në një sallë gjyqi, pas verdiktit të vitit 2011 që dënoi mjekun Conrad Murray për vrasje me dashje. Ndërkohë, sot në procesin civil, familja e yllit të "pop"-it, ka akuzuar "AEG Live", promotoren e turit të fundit të Jackson në vitin 2009 dhe kërkon 40 milionë dollarë dëme (rreth 30 milionë euro).
Sipas akuzës, kompania duhet të jetë bashkëpërgjegjëse në vdekjen e artistit, përderisa mori në punë mjekun, me synimin për të ngjitur Jacksonin në skenë me çdo kusht.Avokatët e kompanisë hedhin poshtë akuzat, duke mohuar se ishte "AEG Live" që rekrutoi Murray, ndërkohë që ka deklaruar se nuk e dinte që këngëtari merrte ilaçe të fuqishme.
Ndërsa, ish-avokati i familjes tregon me gisht organizatorët e turit: "I bënin presion Conrad Murrey vetëm e vetëm që Michael të dilte në skenë. Do të jetë e vështirë që të qëndrojnë jashtë përgjegjësisë". Këngëtari, i cili humbi jetën në qershor të vitit 2009 në Los Angeles, po përgatitej për një tur impenjativ. Një dozë e tepruar anestestikësh të përdorur rezultoi fatale për të../Indeksonline/