Skenderbeu e Tirana do te diskutojne sot trofeun e Superkupes

Vetëm 21 orë pasi u dorëzua Superkupa e Spanjës, do të dorëzohet Superkupa e Shqipërisë. Një tjetër skenë, shumë më modeste, ndonëse e rikonstruktuar, skenë që do të jetë stadiumi i qytetit të Korçës. Aty, Skënderbeu kampion dhe Tirana fituese e Kupës do të diskutojnë trofeun e parë të sezonit shqiptar, për të dhuruar një gëzim dhe për të luajtur futboll, vetëm pak ditë pasi nisja e kampionatit u shty nga 24 gushti për më 10 shtator.
Bardhekuqtë vendas duan Superkupën e parë dhe kanë favorin se do të luajnë në fushën e tyre. Skuadra e trajnerit Duro duket më e kolauduar, ndonëse ka edhe ajo ndryshime në krahasim me kampionatin e kaluar. Radas, Allmuça, Orelesi dhe Xhafaj në formacion mjaftojnë për të kuptuar.
Bardheblutë janë edhe më të pangjashëm nga vjet. Pisha, Ahmataj, Gentian Muça, Al Ajmi, Etogo janë vetëm disa nga emrat e ndryshuar, ndërsa Gilman Lika e Bala kanë ardhur edhe ata vonë, në janar.
Tirana ka pasur probleme me udhëtimin pasi disa nga lojtarët janë ndierë keq ndërsa autobusi kalonte Qafën e Kërrabës. Kjo, edhe pse nisja u bë në 9 të mëngjesit, siç kërkoi trajneri spanjoll, Rubio Sançez.
Besohet se ambienti korçar do të jetë shumë i mirë, i përzier ma të tiranas, ndërsa dy skuadrat në fushë do të përpiqen të japin më shumë futboll sesa premton koha jo e shumtë që kanë pasur në dispozicion për t’u përgatitur.