E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjarët e Aldison Belulit, vendosin lule në vendin ku u vrau Ariela

Pak ditë pas vrasjes makabre të studentes Ariela Murati, e cila u vra nga Aldison Belulaj para fakultetit të Mjekësisë për shkak se ajo nuk refuzoi të kthehej në lidhje më të, familja e autorit kanë bërë homazhe në vendin e ngjarjes. Ata kanë bërë një gjest pajtimi ku kanë çuar nja buqetë me lule në vendin ku Ariela u vra. Gjithashtu ata kanë vënë edhe një pankartë me një mbishkrim ku shkruan: Ariela Murati. Shpirti jot u prehtë në paqe. Ngushëllimet më të thella dhe keqardhje u shprehim familjarëve të tu. Nga familjarët Belulaj.

1 of 3

Sipas njoftimeve mësohet së familjarët e autorit kanë kërkuar të shkonin në familjën e Arielës, por që nuk janë lejuar të shkojnë nga familjarët e Arielës.

familjarët e 23-vjeçarit, prindërit dhe vëllai janë marrë në mbrojtje nga policia, në mënyrë që të parandalohet ndonjë hakmarrje e mundshme. Po ashtu ata nuk u pranuan në funeralin e Arielës.

Këtë të diel Aldisoni është nisur enkas nga Fieri drejt Tiranës, ku pasi ka gjurmuar këmba këmbës Arielën e cila ndodhej me motrën dhe kushërirën, i ka kërkuar të sqarojnë diçka bashkë dhe në debat e sipër e ka qëlluar me pistoletë duke i marrë edhe jetën.

26 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›