Pranga 49-vjeçarit në Elbasan, kërkohej nga Interpol Roma
Një 49-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
I arrestuari është Artur Llupa, ndërsa policia njofton se ai ishte i njohur dhe me emrat Luan Tabaku dhe Robert Cani.
Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi: Artur Llupa, (alias Luan Tabaku alias Robert Cani) 49 vjeç banues në Elbasan. Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë, në Lagjen 5 Maji Elbasan. Ky shtetas më datë 16.01.2018 ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, njofton policia.
Llupa është dënuar nga Gjykata e Torinos me 6 vjet e 6 muaj burg për veprat penale Shfrytëzim Prostitucioni, Plagosje dhe Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit.
17 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)