E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjarët e Kacifas kërkojnë ekspertizë greke, trupi dërgohet në Tiranë

Trupi i pajetë i 35-vjeçarit të vrarë ditën e diel nga RENEA në fshatin Bularat, pasi qëlloi me armë ndaj policisë, është dërguar pasditen e sotme në Tiranë për një ekzaminim më të detajuar, për t’i dhënë një përgjigje edhe familjarëve të viktimës.

Kjo erdhi pas kërkesës së bërë nga Krimet e Rënda, ndërsa ditën e sotme familjarët refuzuan të tërhiqnin trupin nga morgu pasi kërkuan ekspertizë greke.

Mësohet se autoritetet shqiptare kanë pranuar që ekspertët grekë të marrin pjesë si në ekspertizën e trupit, por vetëm si vëzhgues e jo të bëhen pjesë e tij.

Tirana zyrtare thërret ambasadoren greke

Ndërkohë, mbrëmjen e së martës, ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për ngjarjen e ndodhur në Bularat, Gjirokastër.

“Ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë. Ambasadores i’u theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare. Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsëriti thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se Shqipëria është vend i sigurt e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Infermieri gjerman, vrasësi më i madh serial pas Luftës II Botërore

Moti i çmendur, nëntë të vdekur në Itali

93% e fëmijëve në botë thithin ajër toksik çdo ditë

Stambolli hap dyert për aeroportin më të madh në botë, shifrat janë të frikshme! (Galeri)

Merkel nuk rikandidon më si Kancelare në vitin 2021

Brazili shkon djathtas, i shumë diskutuari Bolsonaro president i ri

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›